Endri Hasa denoncon me fakte farsën zgjedhore: Banda, drejtorë, policë dhe kamera për të lexuar votat!

Ish-deputeti Endri Hasa ka denoncuar me foto, një moment të rëndë të presionit mbi votuesit, sot, nga a e vetmja forcë politike që zhvillon zgjedhjet. “Kamera për të lexuar votat” ?, shkruan Hasa në Fb krahas fotove të mëposhtme.

“Edhe pse votohet vetëm me një parti dhe vetëm me një kandidat, edhe pse votuesit, vëzhguesit, komisionerët, numëruesit i ka vetëm Rilindja prapë se prap po përdoret çdo strument për të shantazhuar votuesit. Janë nxjerrë në terren bandat, drejtorët, policia dhe cdo funksionar tjetër për të shtuar figurantët.

Por dhe kaq nuk i mjafton dhe nga frika se askush nuk po bindet për tu bërë pjese e farsës se pushtetit te Edi Ramës, kane vendosur dhomat e fshehta poshtë kamerave ne shkoll, kopshte dhe kudo munden në Elbasan dhe në gjithë Shqipërinë.

Çdo vote po regjistrohet dhe te monitorohet qe te çojnë deri ne fund vullnetin e Partisë! Asgjë nuk ka ndryshuar! Vetë votojnë, vetë numërojnë, vetë shpallin rezultatin.

auto 65545823 2208812365906825 2104537402423902208 o1561894146

Artikulli paraprak“Do ta mbush kryt me plumba”, kërcënohet me vrasje kreu i FRPD në Shkodër
Artikulli tjetërPjesëmarrja 12%/ Kreu i KQZ përgënjeshtron shifrat e publikuara nga ushtarët e Ramës në KQZ