Emiliano Shullazi bllokon seancat, po përgatitet lirimi

Emiliano Shullazi dhe bashkëpunëtorët e tij, në bashkëpunim me avokatët mbrojtës prej më shumë se një muaji po bllokojnë dëshminë e Ylvi Beqajt në Gjykatë. Kështu bën të ditur Prokuroria për Krime të Rënda, e cila i kërkoi gjykatës të marrë masa dhe të gjejë rrugë që të zhbllokoi procesin gjyqësor të sigurimit të provës së Ylvi Beqajt.
Sipas akuzës, avokatët dhe të dyshuarit, me dashje po nxjerrin argumente të ndryshme ligjore, me qëllimin e vetëm të bllokojnë dëshminë e biznesmenit Ylvi Beqja. Për këto zvarritje, prokurorët i kërkuan gjykatës, të njoftoi ministrin e Drejtësisë dhe Dhomën Kombëtare të Avokatisë që të ndërhyjë në zhbllokimin e këtij procesi.
Nga ana tjetër, avokatët pretendojnë se nuk mund të bëhet sigurimi i provës, pa u ballafaquar Ylvi Beqja edhe me persona të tjerë, veç të dyshuarve të arrestuar. Pas këtyre pretendimeve, avokatët u larguan nga salla bashkë me të dyshuarit, duke bërë që gjykata të ndërpresë seancën për të vazhduar ditën e premte.

Artikulli paraprakGreqia, asnjë shpresë në të ardhmen e afërt
Artikulli tjetërProkuroria konfiskon hotelin 1.5 milionë euro në Vlorë