Emërime nepotike dhe klientelizëm në spitalin e Gramshit

Spitali i Gramshit, prej vitesh vuan mungesën e mjekëve specialistë, pasi mjekët nuk dëshirojnë të punojnë në Gramsh, apo qytete të tilla në largësi nga vendbanimi i tyre. Por ky nuk është i vetmi problem për spitalin e Gramshit! Drejtori i këtij instutucioni para disa kohësh ka emëruar një farmaciste e leauruar në këtë fushë. Deri këtu jemi në rregull pasi emërimi është bërë në konform të Kodit të Punës dhe ligjeve përkatëse, pasi zonja në fjalë është e regjistruar edhe në Urdhërin e Farmacistit të Shqipërisë.
Por ajo që bie në sy është fakti sezonja ka lidhje të afërta familjare me drejtorin. Si tw mos mjaftonte vetëm kjo, farmacistja e spitalit të Gramshit ka përballë këtij instutucioni edhe farmacinë e të atit. Pasditeve zonjen e gjen duke shërbyer në farmacinë e të atit. Para dite në spital dhe pas dite vetëm pak metra më larg kryen të njëjtën punë.
Shumë qytetarë që kërkojnë ndihmë mjekësore në Spitalin e Gramshit, pohojnë se drejtori dhe farmacistja të lidhur edhe me mjekë të tjerë u thonë pacientëve që ilaçet ti marrin tek farmacia përballë, pasi ajo e spitalit nuk ka asnjë medikament. E ndërsa farmacia e spitalit nuk ka ilace, merr rrogën, mesa duket për ti çuar klientë babit të saj, i cili e ka farmacinë vetëm 20 metra larg derës kryesore të Spitalit Gramsh.
Qytetarët e Gramshit para se ti drejtohen këtij instutucioni për ndihmë mjekësore falas, duhet të bëjnë llogaritë financiare mirë pasi të gjitha ilaçet do t’u duhet ti marrin ke farmacia përballë, pasi ajo e spitalit fatkeqësisht apo qëllimisht nuk i ka në gjendje!

Artikulli paraprak“Krimineli u kthye sërish në skenën e krimit dhe sërish gënjeu”
Artikulli tjetër“Vjen ministri të shtunën, na duhen lekë, sa më shumë lekë”: Tatimorët gjoba bizneseve në Elbasan