Ekspertja italiane: Ky është virus inteligjent, dobësohet për të mbijetuar

Elisa Vicenzi, drejtuesja e qendrës kërkime në ‘San Raffaele’ të Milanos, ka dhënë një intervistë për gazetën italiane, La Stampa. Ekipi italian, i financuar nga Dolce and Gabbana, po udhëheq kërkimet për koronavirusin.

Vicenzi thotë se koronavirusi i ri është inteligjent. “Ai dobësohet me kalimin e kohës dhe bëhet më pak ngjitës. Është e vetmja mënyrë për të mbijetuar”, thotë ajo, duke shtuar se pikërisht kjo e bën më të frikshëm virusin.

“Ata që e transmetojnë virusin edhe nëse nuk janë simptomatikë, më shqetësojnë, për shkak se vazhdojnë ta përhapin atë”, thotë studiuesja.

Ajo rrëzon pretendimet se virusi është një produkt laboratorik. Sipas saj, nuk ka një virus të ngjashëm. Origjina më e mundshme mbetet lakuriqi i natës, thotë ajo. Virusi ka kaluar nga lakuriqi te një tjetër kafshë, me shumë gjasa një pangolin, përpara se të kalojë te njeriu.

Përveç rregullave kryesore të higjienës, studiuesja këshillon që të mos kemi frikë. Sipas saj, frika është armik i shëndetit sepse gjeneron stres dhe dobëson sistemin imunitar.
Sa i përket ushqimit, duhen konsumuar ushqime me vitaminë C, D dhe B12. Po ashtu duhet zbatuar rregulli i pesë racioneve me fruta dhe perime në ditë.

Artikulli paraprakFasoneria vijon punën pa asnjë masë mbrojtëse ndaj Covid-19, punëtori: Po na kërcënojnë…
Artikulli tjetërBasha: Trishtim për jetën e humbur. Apel qeverisë që të pajisë personelin mjekësor