Eksperti i kriminalistikës: Ngjarja me Klodian Rashën, vrasje e pastër nga policia!

Eksperti i njohur i kriminalistikës, Artan Rexhepi, e ka cilësuar vrasje, mënyrën se si e qëlloi efektivi i “Shqiponjave” 25-vjeçarin Klodian Rasha.

Rexhepi në studion e lajmeve në TvT, tha se polici nuk ka qenë në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi i riu është qëlluar pas shpine, çka sipas tij hedh poshtë alibinë e efektivit të patrullës, duke  e cilësuar si vrasje.

“Nëse njerëzit kanë në dorë diçka dhe vrapojnë, nuk do të thotë se ka armë, viktima është qëlluar pas shpine, ai ka qenë në largim, nuk ka qenë në kushtet e vetëmbrojtjes. Polici nuk ka pasur nevojë të drejtonte armën dhe të qëllonte. Fakti që i ndjeri ka marrë plumb pas shpine nuk e legjitimon aktin, pra nuk ka qenë në kushtet e vetë-mbrojtjes, është veprim flagrant ligjor”, deklaroi ai.

Me një bindje të plotë, eksperti i kriminalistikës Rexhepi, shprehet se shumica e efektivëve të policisë nuk e kalojnë klasën në qitje.

“Si e kanë autorizuar punonjësin me armë duke e vrarë, nëse futemi lirisht në konkurs qitjeje, kanë shanse që shumica të ngelin në kurs”, tha Rexhepi.

Duke iu referuar të dhënave të deritanishme të dinamikës së ngajrjes së raportuar nga autoritetet ligj-zbatuese, eksperti thotë se ka një tendencë fshehjeje të ngjarjes.

“Përbaltja e viktimës është praktika që ndodh rëndom, nuk ka të drejtë polici të bëjë ligjin, ka një tendencë të fshehjes, duke fshehur gjërat rëndohet situata, duhet transparence”, përmbylli argumentin ai.

Artikulli paraprakPlas skandali në SHBA, djali i Biden nën hetim federal, ja për çfarë akuzohet
Artikulli tjetërHumb jetën nga Covid-19 mjekja e njohur (Foto)