Efekti i Covid-19/ Pushohen nga puna 500 punonjës në një ‘Call Center’

Ashtu siç është folur gjatë të gjithë këtyre ditëve, të shumtë janë punonjësit që po humbasin vendet  e punës për shkak të pandemisë nga koronavirusi.

Në Durrës, rreth 500 punonjës në një “Call Center” janë pushuar nga puna, deri në një vendim të dytë. Shifra përbën rreth 40% të forcës punëtore të këtij biznesi. A2 ka mësuar se të gjithë të shkarkuarve, vendimi iu është komunikuar me shkrim, përmes një letre ku thuhet se kompania nuk ka infrastrukturën e nevojshme për ta mbuluar këtë proces nga shtëpitë e operatorëve.

Në shkurtimet e vendeve të punës nuk janë përfshirë vetëm operatorët, por dhe personeli në postet manaxheriale. Në këtë subjekt, numërohen rreth 1200 persona të punësuar, me kontrata me kohë të pjesshme dhe të plotë.

Artikulli paraprakIntiligjenca Amerikane flet me shifra : Ja sa mililon njerëz vdiqën në Kinë nga koronavirusi
Artikulli tjetërPaketa e bukës dhe dajakut