Edukatoret infektohen me Covid-19, mbyllet për herë të dytë kopshti i fëmijëve

Është mbyllur nga ISHSH kopshti numër 2 në Vlorë. Kopshti është hera e dytë që mbyllet brenda më pak se dy muajsh, pasi 2 punonjëse kanë rezultuar pozitive me covid 19. Për 6 punonjës të tjerë pritet përgjigje e tamponit pasi kanë simptoma të covid.

Shkollat dhe kopshtet prej kohësh janë kthyer në vatra infektimesh, por që siopas Ministrisë së Shëndetësisë situata në institucionet arsimore është e kontrollueshme.

Drejtoresha e epidemiologjisë pranë IShP-së, Eugena Tomini deklaroi dje në një konferencë të përbashkët me Manastirliun se shkollat nuk janë vatra të koronavirusit.

“Në Shqipëri nuk kemi vatra masive në struktura arsimore. Kryesisht rreth 80 % e vatrave aktive janë familjare dhe ndërkohë 20 % e tyre janë në struktura të tjera. Kemi evidentuar klastera në disa shkolla në nivel kombëtar që pas hetimit epidemiologjik, mësuesit e infektuar janë zëvendësuar menjëherë. Nuk kemi asnjë mungesë në strukturat arsimore”, tha Tomini.

Artikulli paraprakSi dhe kur do të jetë fundi i pandemisë? Ja çfarë ç’thonë ekspertët për kthimin në normalitet
Artikulli tjetërVideo/ Rama dështoi me Rrugën e Arbrit, ish-deputetja: Shikoni rrugën pa pamje 3D