Edhe drejtoreshë edhe kandidate për deputete e PS

Kandidatja për deputete e PS në Shkodër, Majlinda Laçaj (e nënta në listën e kandidatëve) vazhdon të jetë akoma në detyrë si Drejtoreshë Rajonale e Monumenteve të Kulturës. Që nga dita që ka filluar fushata zgjedhore, drejtoresha e Monumenteve të Kulturës, Majlinda Laçaj vazhdon në mënyrë intensive fushatën përkrah ministrit të Ramës, Ditmir Bushati, në orarin e punës dhe në kundërshtim me ligjin. Në të njëjtën kohë, ajo vazhdon të bëjë presion ndaj nëpunësve të Drejtorisë të saj dhe i detyron me zor të dalin në fushatë për Partinë Socialiste.
Dy ditë më parë, kandidatja për deputete e PS, Majlinda Laçaj, ka organizuar një takim me vajzat, gratë dhe nënat e kësaj bashkie, në orarin e punës. Laçaj në këtë takim ka detyruar edhe punonjëset e drejtorisë së saj që të marrin pjesë në kundërshtim me ligjin. Ajo ka postuar disa foto në rrjetin social Facebook me gratë dhe vajzat në takimin e organizuar për fushatë gjatë orarit të punës.
Ditmir Bushati ka angazhuar të gjithë adminastratën shtetërore në fushatën e PS në kundërshtim me ligjin. Para pak ditësh ministri  Jashtëm, Dimtmir Bushati, njëkohësisht kryesuesi i listës së PS për deputet në Shkodër ka urdhëruar OSHEE-në që t’i presë energjinë elektrike TV “Rozafa”.

Artikulli paraprakIncidentet në fushatë, Demiraj kërkon shkarkimin e 3 drejtuesve të policisë
Artikulli tjetërTri vendimet strategjike të Bashës