“The Economist”: Shqipëria në autokraci

Vlerësimin më të ulët Shqipëria e merr për funksionimin e qeverisë me notën 4,71 (në një sistem vlerësimi nga 0-10), ndërsa me notën më të lartë 7,65 vlerësohen të drejtat cilive. Procesi zgjedhor dhe pluralizmi në Shqipëri për vitin 2017 është 7, pjesëmarrja politike vlerësohet me 5,56, ndërsa kultura politike vlerësohet me notën 5. Rezultati i përgjithshëm për Shqipërinë është 5,98
Në vitin 2015 dhe 2016, po ashtu, funksionimi i qeverisë është kategoria e vlerësuar më dobët
Sistemi politik në Shqipëri është një sistem mes autokracisë dhe demokracisë dhe prej vitesh nuk ka bërë asnjë përmirësim drejt demokracisë. Ky është vlerësimi i revistës prestigjioze britanike “The Economist”, e cila në Indeksin e Demokracisë 2017 e rendit Shqipërinë ndër vendet e fundit në Evropë. Indeksi i Demokracisë së Njësisë së Inteligjencës së “The Economist” vëzhgon 165 shtete të pavarura dhe dy territore, në pesë kategori: procesi zgjedhor dhe pluralizmi; liritë civile; funksionimin e qeverisë; pjesëmarrja politike; dhe kulturën politike.
Bazuar në rezultatet e secilës kategori, vendet më pas kategorizohen në katër lloje regjimesh: demokraci e plotë, demokraci me probleme, regjim hibrid – mes autokracisë e demokracisë, dhe regjim autoritar.
Vlerësimin më të ulët Shqipëria e merr për funksionimin e qeverisë me notën 4,71 (në një sistem vlerësimi nga 0-10), ndërsa me notën më të lartë 7,65 vlerësohen të drejtat civile. Procesi zgjedhor dhe pluralizmi në Shqipëri për vitin 2017 është 7, pjesëmarrja politike vlerësohet me 5,56, ndërsa kultura politike vlerësohet me notën 5. Rezultati i përgjithshëm për Shqipërinë është 5,98.
Në vitin 2015 dhe 2016, po ashtu, funksionimi i qeverisë është kategoria e vlerësuar më dobët. Cilësimi si vend me një regjim hibrid vjen si pasojë e mosfunksionimit të mirë të qeverisë, parregullsitë në zgjedhje, përhapja e korrupsionit, sundimi i dobët i ligjit apo mospasja e një sistemi gjyqësor të pavarur. Në raport, vihet theksi tek mosmarrëveshjet mes partive kryesore në vend, që bëhen shkak për stanjacionin e demokracisë.
Në rang ndërkombëtar, Norvegjia renditet e para si shteti me vlerësimin më të lartë në të gjithë treguesit e vëzhguar. Më pas renditen Islanda dhe Suedia. Në vend të katërt është Zelanda e Re, ndërsa në vend të pestë Danimarka. Në fund të klasifikimit vazhdon të mbetet Koreja e Veriut me një vlerësim prej 1.08 nga 10 pikë në total. Shteti që është vlerësuar nga Economist si “ylli” i raportit është Gambia, e cila kaloi nga një regjim autoritar në një regjim hibrid.

Liria e medias

I njëjti raport bën një vlerësim edhe për lirinë e medias, ku Shqipëria renditet mes vendeve me media pjesërisht të lirë. Liria e medias në Shqipëri nuk ka asnjë përmirësim krahasuar me vitet e mëparshme, duke marrë një vlerësim me notën 7. Ashtu si dhe në vitet e mëparshme, media shqiptare vazhdon të ndikohet nga politika apo biznesi privat. Sipas Indeksit të Lirisë së Medias, vetëm 30 vende nga 167 të vëzhguara, që përfaqëson 11% të popullsisë së botës-klasifikohen si me media “plotësisht të lira”. 40 vende të tjera, që përfaqësojnë 34.2% të popullsisë së botës, klasifikohen si me media “pjesërisht të lira”.
Raporti thekson se, liria e shprehjes dhe e medias si thelbësore që demokracia “të zërë rrënjë dhe të lulëzojë” në një shtet. Cilësia e demokracisë pothuaj në çdo vend mund të vlerësohet nga mbizotërimi i lirisë së fjalës. Shoqëritë që nuk tolerojnë mendimin ndryshe, mospajtimin, investigimin dhe bërjen e pyetjeve nuk mund të jetë kurrë “demokraci të plota”.

Artikulli paraprak5 dokumentat që nxjerrin para drejtësisë ministren e Ramës
Artikulli tjetërKampion në rajon për të burgosurit