The Economist: Autokratët dhe fitorja e rrallë në Shqipëri

Pretigjiozja “The Economist” satirizon fitoren e Ramës në zgjedhjet e 25 Qershorit dhe paralajmëron për një periudhë tjetër korruptive. “Eshtë ekstremisht shumë e rrallë. Pyetja e madhe që shtrohet është se cila kompani publike do të pajtohet për oportunitetet e saj në lidhje me patronazhin dhe rryshfetet”. “The Economsit” fshikullon Perëndimin për atë që e quan mbështetje të autokratëve nën termin e “Stabilokraci në vend të Demokracisë”

“ECONOMIST”

Më 23 qershor 2017, në prezencën më të madhe të mundshme të personaliteteve të huaja që mundi të mblidhte, Aleksandar Vuçiç përuroi veten e tij si President i Serbisë. Ish-kryeministri, i zgjedhur më 2 prill të këtij viti bëri betimin e tij si President në muajin maj, por vendosi të zhvillonte një ceremoni të madhe inaugurimi për të demonstruar staturën e tij. Ai emëroi Ana Brnabiç si pasuesen e tij në zyrën Kryeministrore, një grua pro homoseksualëve, e cila mori duartrokitjet e liberalëve të huaj.
Në fakt, është zoti Vuçiç ai që do drejtojë vendin, dhe ai nuk është liberal. Ndërsa, liderët e Perëndimit ndihen të lehtësuar. Serbia është shteti më i fuqishëm i Ballkanit dhe zoti Vuçiç pavarësisht nga gabimet e tij mund ta mbajë këtë rajon në stabilitet. Mbi këtë marrëveshje mund të bëhen variacione përmes rajonit. Disa po i cilësojnë qeveri të tillë si “stabilokraci”.
Kundërshtari më i fortë përballë Vuçiç në zgjedhjet presidenciale ishte Vuk Jeremiç, ish-ministër i Jashtëm. Fushata nuk ishte e pastër. Media, e rreshtuar në mbështetje të Vuçiç hodhi dyshime të çuditshme, sipas pretendimeve të të cilave Jeremiç ishte një mbështetës i fshehtë i myslimanëve të mbështetur nga Shteti Islamit, i përfshirë në një numër të lartë vrasjesh; ndërsa për gruan e tij u ngritën pretendime se ajo drejtonte një kartel të madh droge. Policia e mori atë në pyetje në lidhje mbi burime financiare të pajustifikuara. Asnjë akuzë nuk u provua dhe Jeremiç thotë se të gjitha ishin të skenuara si nëpër filma.
Ajo që ndodhi me zotin Jeremiç nuk çuditi askënd. Sipas Srdja Pavloviç, akademikut malazez që nguliti termin “Stabilokraci”, shtetet Perëndimore po injorojnë autokratët rajonalë, praktikues anti demokratë për aq kohë sa paqja garantohet në Ballkan. Bosnja përshembull, mbetet jo funksionale përmbi dy dekada pas përfundimit të luftës, e ndarë në dy parti me bazë etnike. Amerika dhe Europa po e tolerojnë këtë situatë nga garancia që kanë marrë nga liderët e vendit për të mos kthyer krizën politike në një skenar të dhunshëm.
“Stabilokracia” punon ndryshe në varësi të çdo shteti. Në Malin e Zi, është e qartë se ai që drejton shfaqjen; që prej 1989 ka qenë Milo Djukanoviç, i cili ka shërbyer tre herë, si President apo edhe si Kryeministër e më pas ka qenë gjithmonë, duke drejtuar pushtetin në prapaskenë. Qeverisë së Malit të Zi iu kërkua të plotësonte standardet për të çuar vendin drejt anëtarësimit në NATO më 5 qershor. Por pushteti në Malin e Zi nuk i ka hequr asnjëherë duart nga kutitë e votave sa herë aty zhvillohen zgjedhje.  Ashtu si në çdo vend tjetër të rajonit, votat blihen përmes favoreve qeveritare.
Zakonisht në vendet e Ballkanit, zgjedhjet udhëhiqen nga negociatat përmes koalicioneve se si të përqendrojnë më mirë fitimin e mandateve. Zgjedhjet si në Shqipëri, të cilat u mbajtën më 25 qershor, ku socialistët fituan në numra absolutë, është ekstremisht shumë e rrallë. Në përpjekjen për të gjetur se kush merr, kë ministri, është krahasimisht e lehtë. Por pyetja e madhe që shtrohet  është se cila kompani publike do pajtohet për oportunitetet e saj në lidhje me patronazhin dhe rryshfetet.
Në Maqedoni, partia VMRO-DPMNE, pasi udhëhoqi vendin për më shumë se një dekadë, më në fund u dorëzua pas publikimit të disa regjistrimeve audio që dëshmonin lidhje korruptive mes saj dhe sistemit gjyqësor.
Më 31 maj social demokratët bashkë me partitë shqiptare morën pushtetin. Por qeveria e re do të riprodhojë një anakronizëm të njëjtë, të paktën do të “thyejë traditën e kontrollit të partisë mbi pushtetin”, thotë Florian Bieber, një politolog pranë Universitetit “Graz”. Është tamam si një urdhër i stërgjatur në rajon ku shteti, si gjatë periudhës nën regjimin komunist ashtu edhe tani, nuk ka qenë asnjëherë i pavarur nga partitë politike.
“Qytetarët janë larguar nga politika dhe votojnë për çështje personale, përfitime të prekshme apo nga frika”, thuhet në një raport nga Grupi i Këshillimit për Çështjen e Ballkanit në Europë. Zoti Pavloviç argumenton se, duke legjitimuar këtë situatë, Perëndimi është duke krijuar armiqësi kundër vetes së tij. Në Kosovë, partia që denoncoi mbështetjen e shteteve të Perëndimit ndaj qeverive të korruptuara doli me rezultatin më të mirë në zgjedhjet e 11 qershorit. Ajo parti mbështet gjithashtu krijimin e Shqipërisë së Madhe. Nëse dikush do të përpiqej për të mbështetur dhe çuar përpara këtë projekt, rajoni do të rikthehej sërish në luftë, ndërsa burrat e vendit do të çoheshin e do të shfarrosnin armët e varrosura në kopshtet e shtëpive të tyre. Në terma afatgjatë, stabilokracia mund të jetë receta për destabilitet.

Artikulli paraprak“Inzaghi nuk bëhet trajner i Shqipërisë”
Artikulli tjetërLukaku, për 100 milionë euro te Manchester United