Steve Bannon: Strategjia ‘East india companies’ e Partisë Komuniste kineze për të sklavëruar shqiptarët

Çim Peka: Ju si strateg e ndoshta si ideolog, keni qenë i përqendruar te Kina. A është konflikti mes SHBA e Kinës vetëm ideologjik apo është diçka më e madhe se aq? Nëse është kështu, si prisni të ndryshojë bota nga ky rivalitet në 30-50 vitet e ardhshëm? Si do të ndikojë në marrëdhëniet SHBA-Kinë rezultati i zgjedhjeve të 3 nëntorit në SHBA?

Steve Bannon: Shiko, Shqipëria është tamam në zemër të gjithë kësaj. Shiko se çfarë po ndodh me Partinë Komuniste Kineze, dhe me atë që quhet ‘një rrip, një rrugë’. Shqipëria është e rëndësishme për shkak të pozicionit të saj gjeostrategjik, burimet natyrore, dhe njerëzit e mrekullueshëm të Shqipërisë. Dhe Partia Komuniste kineze e kupton.

Ajo çfarë po përpiqen të bëjnë është se po përpiqen të konsolidojnë hapësirën euroaziatike, dhe po përpiqen të konsolidojnë hapësirën euroaziatike me partnerë si Pakistani, Irani, Turqia dhe Rusia. Dhe ata e shikojnë Shqipërinë dhe Ballkanin si një pjesë absolutisht qendrore sepse ajo është një urë tokësore midis Europës dhe Azisë, ka gjithashtu burime të mëdha natyrore dhe njerëz të shkëlqyer.

Pra, ju po shikoni se Partia Komuniste kineze po përpiqet të futet dhe në thelb të skllavërojë popullin shqiptar, nëpërmjet strategjisë së të ashtuquajturës ‘East india companies’, ku blejnë elitat, dhe i japin vendit kredi për projektet e infrastrukturës pa interes, dhe pastaj i zhysin në borxhe dhe marrin nën kontroll financat e vendit. Pra, kjo betejë gjeostrategjike midis komunizmit ateist materialist dhe lirisë të cilën e përfaqësojnë Shtetet e Bashkuara, Australia, Europa Perëndimore, Kanadaja, India dhe kombe të tjera, po shpaloset edhe në Europën Lindore dhe veçanërisht në Ballkan dhe specifikisht në Shqipëri.

Pra, është një luftë ideologjike, sepse kemi kaluar nëpërmjet kësaj gjatë shekullit të njëzetë. Shekulli i 20-të është shekulli më i përgjakshëm i njerëzimit. Arsyeja është sepse në kishim këtë betejën e madhe midis demokracisë dhe lirisë, dhe fashizmit, totalitarizmit dhe komunizmit, dhe kur them totalitarizmit, fashizmit dhe komunizmit, këto janë thjeshtë terma të bukur për gangsterizmin. Sepse, këto vende që drejtohen nga komunistët janë thjesht regjime gangsterësh.

Kështu është edhe partia komuniste kinezë. Do të ketë një betejë të madhe, shtetet e bashkuara do ta fitojnë atë. Ju keni parë sesi kemi ndryshuar, sepse jemi fokusuar tek Partia Komuniste Kineze. Unë ndjehem krenar me faktin se kam qene pjesë e kësaj, jo vetëm duke rifokusuar fushatën tek Kina në 2016, por që kam ndihmuar qeverinë amerikane të rifokusohet nën presidentin Trump për tu fokusuar tek armiqtë. Jo tek Kina, nuk është populli kinez. Populli kinez është ndër popujt më të ndershëm dhe punëtorë në glob, por ata janë skllavëruar nga Partia Komuniste Kineze. Kina është një vend i madh. Por, është Partia Komuniste Kineze problemi. Dhe kjo do të jetë përpjekja përcaktuese për gjysmën e parë të shekullit të 21, dhe Shqipëria do të jetë mu në mes të të gjithë kësaj.

Artikulli paraprakBasha: Korrupsioni 2.2 miliardë euro para drejtësisë, do të ndjekim paranë e çuar në banka ofshore
Artikulli tjetërKryemadhi do të refuzojë të mbajë maskën: Eshtë biznes i qeverisë