E sollën dje me urgjencë te Infektivi/ U kthye nga Italia që në 17 Shkurt, nuk u janë bërë testet familjarëve

E pyetur nga gazetarja e Fax News Ema Shazivari, nëse i vëllai kishte pasur kontakte me njerëz të prekur nga koronavirusi, e motra u shpreh se ai ishte kthyer në datën 17 Shkurt nga Italia, dhe shumë ditë më vonë i kishin nisur dhe problemet me shëndetin.

E vetmja kërkesë që ajo kishte ishte të dinte rreth gjendjes së vëllait të saj, që nuk dihet nëse është pjesë e rasteve që janë deklaruar më herët nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas asaj që tha e motra, të afërmve të tjerë nuk i ishin kryer testimet. Derimë tani në vendin tonë janë konfirmuar 89 persona të prekur me COVID19, ndërkohë që mungon përditësimi i të dhënave në 24 orët e fundit.

Derimë tani zyrtarisht në vendin tonë ka katër viktima nga COVID19: Më 11 mars ndërroi jetë një 73-vjeçare nga Durrësi, në 18 mars një 66-vjeçar nga Lushnja, ditën e djeshme në 22 Mars humbi jetën një 71-vjeçar nga Kuçova, dhe mëngjesin e sotëm një 43 vjeçar nga Kavaja, i cili nuk raportohej të kishte sëmundje shoqëruese përveç obezitetit, dhe një 61 vjeçar i cili ndodhet në vdekje klinike.

Artikulli paraprakGjermania po e sheshon numrin e të infektuarve me Covid-19, shefi i Shëndetit Publik: Masa që dha më shumë efekt…
Artikulli tjetërLuftë për një thes miell pas shtetrrethimit!