E paqartë e ardhmja e Milan Badelj te Fiorentina

Milan Badelj është një nga lojtarët më të rëndësishëm te Fiorentina e Piolit, por në mënyrë paradoksale është kthyer edhe në një problem për klubin. Mesfushori kroat është në vitin e fundit të kontratës me klubin vjollcë dhe bisedimet me drejtuesit nuk kanë patur asnjë avancim për një fund të lumtur. Dhjetori do të jetë muaji deçiziv për të arritur një akord, pasi Pioli e dëshiron Badelj me çdo kusht në ekip dhe nëse nuk do të ketë marrëveshje, lojtari mund të zgjedhë ekipin e ri që në merkaton e dimrit.

Artikulli paraprakCarvajal, drejt shërimit nga problemet kardiake
Artikulli tjetërLiverpool, Mane 6 javë pushim