E moshuara: Fjetëm jashtë derisa morëm një çadër me qira, asnjë zgjidhje nga bashkia

Pas tërmeti po dalin dhe shumë problematika në zonat që nuk janë përfillur nga institucionet. Të moshuarit kanë dhe më pak mundësi për të jetuar në këto kushte siç është rasti i kësaj 73 vjeçarje. Xhuma Hoxha nga Kruja tregon se si pas tërmetit ka fjetur jashtë me familjarët e saj dhe më pas siguruan një çadër me qira.

“Natën e parë e kemi gëshirë jashtë, 2-3 netë kemi marrë një çadër me qira, në krye të 5 ditëve na solli bahskia këtë, dhe jemi këtu vetë i gjashti”, thotë e moshuara.

Në një çadër tashmë të dhënë nga bashkia familja Hoxha me 6 pjesëtarë nuk mund të jetojë dot më shumë ditë se ajo ka hapësirë shumë të kufizuar. Djali i zonjës është intersuar në bashki po s’ka marrë zgjidhje.

“Në këtë çadër jemi vetë i gjashti, kam shkuar në bashki për një çadër tjetër se jam ngushtë, nuk ka”, thotë ai.

Nënë Xhumaja tregon se dhe për tu ushqyer kanë vështirësi, ndërsa ka arsyet e saj që lidhen me të drejtë me moshën që nuk ikën dot larg./abcnews.al

Artikulli paraprakTërmeti/ Banorët e Durrësit ende në kaos: Nuk na ka ardhur asnjë grup inspektimi për banesat
Artikulli tjetërSi ju përgjigj Ramës djali që humbi 3 pjestarë të familjes nga tërmeti