E moshuara e pastrehë thirrje Ramës: Qeveria të mos na i presë rrugët, do kisha ngordhur për bukë nëse…

Një e moshuar pranë Tregut të ‘Pazarit të Ri’ në Tiranë ka thënë në Fax nesws se e ka kaluar me sukses koronavirusin, prej disa kohësh.

Teksa ka folur për gjendjen e saj, e moshuara ka zbuluar se është e pastrehë, dhe se jeton me ushqimin që merr në mencat e bashkisë, ndërsa shton se është e fortë si një ”plep Bilishti”.

“Unë e kam kaluar, e kam kaluar me sukses, temperaturë skam pasur, ilaçet i kam me vete, dhe siç e shikoni jam mirë, jam si plep Bilishti. Qeveria të ketë kujdes, të mos na i presë rrugët, se na vjen ndonjë lekë nga jashtë shtetit, nga njerëzit që kemi andej.

Unë kam ngelur jashtë, fle në një strehë, me një kolltuk, ushqime shkoj dhe marr te mencat te shkolla e kuqe. Falenderojmë zotin që është lart Jezu Krishtin, që ma mësoi atë derë, se unë do kisha ngordhur për bukë. Jam 71 vjeçe, dhe shikoni si jam, si plep Bilishti”, u shpreh e moshuara në fjalën e saj.

mmm

Artikulli paraprakBerisha publikon videon: Për bastardin që tret dhjamin në sarajet e Surrelit mjerimi nuk ekziston…
Artikulli tjetër83% e bizneseve prodhuese nuk kanë likuiditet për pagat e punonjësve, e shumta edhe 2 muaj…