“E kemi më të lehtë ta parandalojmë se sa ta mjekojmë”, mesazh i Dr. Piperos

Dr. Pëllumb Pipero ka një mesazh sensibilizues për qytetarët shqiptarë sot, të detyruar të qendrojnë në shtëpi për të shmangur epideminë e koronavirusit.

“Epideminë dhe sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi COVID-19 e kemi më të lehtë ta parandalojmë se sa ta mjekojmë. Për ta parandaluar duhet doemos mirëkuptimi dhe mbështetja juaj. Mbroni veten, mbroni të tjerët, na mbroni edhe ne.

Madje duke mbrojtur veten na ndihmoni t’ju japim më shumë ndihmë atyre që më shumë se kurrë kanë nevojë për ne. Jo frikë, jo panik, paniku është aleati më i mirë i virusit.

Mjafton të kufizoni lëvizjet dhe virusin e mbani larg, mjafton qe te kufizoni kontaktet dhe virusin e mbani larg. Dhe mos harroni të lani sa më shpesh duart me ujë dhe sapun. Së bashku ne ia dalim, së bashku ne e mundim këtë epidemi”, tha Pipero.

Artikulli paraprak4 raste të reja/ Shkon në 59 numri i të prekurve me Covid-19
Artikulli tjetërStudimi i ri për COVID-19/ Ja sa orë mbijeton në ajër, karton, plastikë dhe sipërfaqe