“E ke pafillën në vend?! Ke ikur për lesh”, debati i nxehtë në Tv mes Nazarkos dhe Kokëdhimës

Debatet mes njerëzve të medias janë kthyer në mjaft të zakonshme kohët e fundit. Jo më larg se mbrëmë një tjetër përplasje është zhvilluar në studion e Eni Vasilit mes Koço Kokëdhimës dhe Shpëtim Nazarkos.
Gjatë një lidhje telefonike për emisionin ish-deputeti i PS-së Koço Kokëdhima, aktualisht kreu i Lëvizjes ‘Zgjidhja’ deklaroi se emisioni ishte sponsorizuar nga kasta.
Kaq mjaftoi që në studio të ‘shpërthejë’ debati, ndërsa ka ndërhyrë analisti Shpëtim Nazarko.
DEBATI
Kokëdhima: Emisioni është i sponsorizuar nga kasta.
Nazarko: Ti ke qenë gjithë jetën pjesë e kastave. E ke pafillën në vend. P**dhë me rigon. Ke ikur për lesh. Po jo mua, të lutem, po më ofendon mua. Unë nuk vij më kurrë këtu.
Eni Vasili: Është e pamundur t’ju lejoj që të sulmoni që në fillim.
Kokëdhima: Kur unë flas është që ju të dëgjoni, kjo është elementarja. Paneli juaj duhet të heshtë kur flas unë.
Arjan Çani: Për kë e kishte kur the: ‘Jua ka sponsorizuar emisionin kasta’
Kokëdhima: Lubonja tha se në Shqipëri s’ka pluralizëm.

Artikulli paraprakFaqja e pare internet
Artikulli tjetër“Të ndërtosh Europën nëpërmjet pjesëmarrjes qytetare, Bashkia Kamëz aplikon si lider