E bujshme! Zidane jep dorëheqjen nga Reali i Madridit

Zinedine Zidane nga sot nuk do të jetë më trajner i Realit të Madridit. Ai e ka paralajmëruar këtë në konferencën për shtyp që ka nisur pak minuta më parë.
Pavarësisht fitimit të Ligës së Kampionëve, punët e tij me Perez duket se nuk kanë shkuar mirë.
Në konferencë Zidane u shpreh se ishte nevoja për ndryshim, jo vetëm nga ana e tij, po edhe për lojtarët e ekipit.
“Vendimi është i qartë, për të tjerë ndoshta s’ka kuptim por për mua po. Është koha për ndryshim, dhe për lojtarët. Pas 3 vitesh, është vendimi i duhur. I kuptoj, dhe ajo që mund të them është se jo vetëm si trajner por edhe si lojtar kam një lidhje të veçantë me këtë ekip.
Ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen. Kanë nevojë lojtarët, që kur ti ke moment të komplikuara, ti shkëputesh. I falenderoj të gjithë, lojtarët kanë qenë të shkëlqyer. Fizioterapeutët, doktorët, çdo njeri pranë këtij klubi. Është një klub ku cilësia është shumë e lartë. Çdo njeri ka dhënë 100% e tij. Falenderoj gjithë botën që ishte me mua gjatë kësaj kohe. Ishte vendim i vështirë”, u shpreh Zidane.
Pérez tha: “Unë dua t’ju falënderoj për përkushtimin tuaj, pasionin tuaj, dashurinë tuaj dhe gjithçka që keni bërë për Real Madridin këto vite. E vetmja gjë që do të doja të thosha është se do të shihemi së shpejti. Unë nuk kam dyshime se do të ktheheni, por nëse keni nevojë për një pushim, gjithashtu e meritoni atë. Ky është një vendim i papritur për mua, është një ditë e trishtuar. E kam dashur Zidane si një lojtar dhe si trajner. Jam pikëlluar dje, kur e kam dëgjuar këtë vendim të tij. Unë do të doja ta bindja, por e di se si ai është. Kjo është shtëpia dhe familja juaj përgjithmonë. Sinqerisht, nuk ishim të përgatitur për një lajm të tillë”.

Artikulli paraprakIsh-Drejtori i Zërit të Amerikës dënon dhunën ndaj gazetarit, Kasmi
Artikulli tjetërRënia e valutës në VOA : Eurot e drogës po financojnë bumin e ri të ndërtimeve në Tiranë