Dyfishim i faturave të çmimit të ujit nga janari

Enti Rregullator i Ujit ka miratuar kërkesën e bërë nga Veliaj dhe Rama për rritjen e çmimit të ujit me mbi 35% për qytetarët e Tiranës. Nga 1 janari qytetarët e kryeqytetit do të paguajnë faturat e ujit të dyfishuara. Kjo është dhurata e Ramës dhe Veliajt për kryeqytetin që e do aq shumë Veliajn dhe e voton që t’i shtypë kokën me taksa dhe rritje çmimesh.
E gjithë lëvizja e UKT, e orkestruar nga Veliaj u bë si qëllim për propozimin e rritjes së tarifave të planifikuar qysh kohë më parë. Çmimi i ujit në Tiranë do të rritet nga 45 lekë/m3 në 65 lekë/m3 për familjarët dhe nga 135 lekë/m3 në 190 lekë/m3 për bizneset. Rritja e çmimit do të prekë edhe tarifën fikse mujore. Aktualisht, çdo familje paguan 100 lekë në muaj si tarifë fikse dhe propozohet që kjo tarifë të dyfishohet në 200 lekë në muaj.
Enti Rregullator i Sektorit të Furnizimit me Ujë miratoi tarifat e reja për Bashkinë Tiranë, sipas të cilave çmimi i ujit për konsumatorët është rritur me 44%. Sipas tabelave të vendimit, familjarët që jetojnë në Tiranë do të paguajnë 65 lekë/m3; institucionet publike do paguajnë 140 lekë/m3, ndërsa ato privatë 155 lekë/m3.
Vendimi i publikuar në faqen e ERU, Në mbështetje të nenit 14 dhe 21, të Ligjit nr. 8102 datë 28.03.1996 “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura”, i ndryshuar, vendimit të Komisionit Kombëtar Rregullator nr. 39, datë 09.12.2015 “Për miratimin e politikës tarifore për shërbimin e furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura”, vendimit të Komisionit Kombëtar Rregullator nr. 40, datë 09.12 2015.
“Për miratimin e dokumentacionit mbështetës për miratimin e tarifave për shërbimin e furnizimit me ujë, largimin e përpunimin e ujërave të ndotura”, vendimit të Komisionit Kombëtar Rregullator nr. 41, datë 09.12. 2015 “Për miratimin e procesit të miratimit të tarifave për shërbimin e furnizimit me ujë, largimin e përpunimin e ujërave të ndotura” dhe vendimit të Komisionit Kombëtar Rregullator nr. 42, datë 09.12.2015 “Për miratimin e metodologjisë për vendosjen e tarifave për shërbimin e furnizimit me ujë dhe largim e përpunimin e ujërave të ndotura”, Komisioni Kombëtar Rregullator,
VENDOSI:
1.Miratimin e tarifave për shoqërinë Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a si më poshtë:
2.Pagesa rregullatore vjetore për shoqërinë Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a do të jetë 0.6% e të ardhurave vjetore të parashikuara nga aktiviteti
3.
4.Vendimi i Komisionit Kombëtar Rregullator nr. 40, datë 22.12.2011 “Për miratimin e tarifave të ujit për konsum publik për Sha UK Tiranë” shfuqizohet.
5.
6.Ky vendim hyn në fuqi më 01.01.2018 dhe është i vlefshëm deri në miratimin e tarifave të reja

Artikulli paraprakTaksat e Bashkisë, paguam 68 milionë euro më shumë
Artikulli tjetërVentura: Nuk iki!