Dy shqiptarë kapen me 2 kg kokainë dhe 1 kg heroinë në Itali

Dy shqiptarë janë kapur me 2 kg kokainë dhe 1 kg heroinë në dy operacione të ndryshme në Itali. Një patrullë rrugore e policisë në Itali pikasi rreth orës 21:30 minuta një makinë “Fiat Idea”, ku drejtuesi qëndronte në mënyrë të dyshimtë. Kur u duk se ai ishte gati të bashkëpunonte me policinë në Stradale, u largua me shpejtësi.
Ikja u pasua më pas me një ndjekje nga policia deri në Ventimiglia, kur “Fiati” doli në anë të kundërt të autostradës. Më pas, në Lamboglia, i riu braktis makinën dhe ikën në këmbë.
Disa të shtëna me armë e frikësuan shqiptarin, derisa përfundoi në pranga. Bëhet fjalë për shtetasin Dritan Mehmetaj, 28 vjeç, i njohur për policinë për shkelje të ligjit që ka të bëjë me drogërat. Në fakt, në makinën e tij u gjetën 1.17 kg heroinë.
Ai u paraqiti agjentëve dokumente sikur ishte rumun, por nga hetimet rezultoi shqiptar me banim në Torino, shkruan “La Stampa”. Tani 28-vjeçari është në paraburgim për trafik droge dhe natyrisht, për falsifikim dokumentesh. Ai është dërguar në burg në pritje të vendimit nga gjykata.
Policia italiane ka arrestuar dy shtetas shqiptarë në qytetin e Peruxhias. Ata akuzohen për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike. Fillimisht njëri nga shqiptarët, tërhoqi vëmendjen e policisë pasi nuk iu bind një kontrolli rutinë dhe tentoi të arratisej me shpejtësi në bordin e një makine. Pasi e ndaluan, karabinierët kontrolluan mjetin në të cilin gjetën të fshehur në tapiceri mbi 2 kilogramë kokainë të pastër që ishte vendosur në dy pako.
Mediat italiane shkruajnë se ai ishte i njohur për autoritetet. Ndërsa shqiptari tjetër u arrestua gjatë kontrollit të një banese. Identiteti i tyre nuk bëhet i ditur. Gjatë kontrolleve në disa banesa që përdoreshin nga shqiptarët, policia italiane sekuestroi disa gramë të tjera kokainë, rreth 7 mijë euro, si dhe një celular.

Artikulli paraprakS’ka degë ulliri për paqe mes nesh
Artikulli tjetërArratisja e 21-vjeçarit nga komisariati, të afërmit: Policia na bën presion