Dy aksidente me vdekje gjatë 24 orëve

Numri i aksidenteve rrugore në vend vijon të mbetet në shifra të larta. Vetëm gjatë ditës së djeshme janë bërë 5 aksidente në rang vendi, dy prej të cilave me pasojë vdekjen. Konkretisht, në rrugën “Pjetër Budi” në Tiranë, 31-vjeçari me iniciale K.Xh ka humbur drejtimin e motorit, duke dalë nga rruga. Ai ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.
Gjithashtu, në aksin rrugor Fushë Milot – Thumanë automjeti tip BMW që drejtohej nga 30-vjeçari nga Kosova, G.S., përplasi për vdekje këmbësoren 23 vjeç me iniciale D.D. Ndërkohë, aksidentet e tjera fatmirësisht janë pa pasoja fatale. Në autostradën Tiranë-Durrës, makina përplasi një motorçiklist, duke e plagosur lehtë; në rrugën “Kastriotët” një motor përplasi një vajzë 8-vjeçare dhe më pas u largua nga vendngjarja dhe në fshatin Gostimë, dy persona u plagosën nga përplasja e dy automjeteve.

Artikulli paraprakTahiri në Gjermani u takua me avokatin e Habilajve
Artikulli tjetër1.8 milionë paund të pastruara në bankat britanike nga bandat shqiptare