Dule: Shtyrja e zgjedhjeve është e pashmangshme

Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka thënë se PBDNJ nuk është parti ekskluzive e minoritetit grek, por një parti për të drejtat e njeriut. Vangjel Dule ka komentuar edhe situatën politike aktuale, ndërsa u shpreh se në Shqipëri ka humbur dialogu politik dhe duhet gjetur mënyra për të shtyrë zgjedhjet. “PBDNJ nuk është një parti ekskluzive e minoritetit grek, pasi ne jemi parti për të drejtat e njeriut. Në Shqipëri ka humbur dialogu politik dhe debati do të vijojë të jetë a do të kemi zgjedhje të lira apo jo. Vetëm 1/4 e spektrit politik do të marrë pjesë në zgjedhje dhe shtyrja e zgjedhjeve është e pashmangshme. Shtyrja e zgjedhjeve nuk bazohet në Kushtetutë, por duhet gjetur mënyra për të shtyrë zgjedhjet”, tha Dule.

Artikulli paraprakParlamentarë suedezë mbështetje kauzës së opozitës për zgjedhje të lira
Artikulli tjetërA po blihet Veneto Bank në Tiranë nga ABI Bank që drejtohet nga gruaja e Edi Ramës?