Dukagjin, plagos me armë vëllain e kunatën

Një ngjarje e rëndë brenda familjes ka tronditur mesditën e djeshme Dukagjinin. Vëllai ka qëlluar me armë vëllain dhe kunatën, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja është shënuar në fshatin Lekaj të Dukagjinit. Lajmin e konfirmojnë burime nga spitali rajonal i zonës. Mësohet se autor i dyshuar është shtetasi Lekë Ballza, i cili ka drejtuar armën ndaj vëllait të tij Kond Ballza dhe kunatës, bashkëshortja e Kondit. Konflikti mes vëllezërve ka ndodhur për motive të dobëta. Mësohet se autori rezulton person me probleme mendore. Policia bën të ditur se dje, “më datë 17.08.2016, rreth orës 11:40 në fshatin Ndërlysë, lagjia ‘Mushaj’, Njësia Administrative Shalë, Shkodër ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Menjëherë për në vendngjarje janë nisur forcat policore dhe grupi hetimor, të cilët kanë konstatuar se të plagosur kanë mbetur shtetasja D.B., 41 vjeç dhe shtetasi K.B., 48 vjeç, të cilët po transportohen për në Spitalin Rajonal Shkodër për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore me helikopter për shkak të terrenit të thyer malor. Dyshohet se autori i kësaj ngjarje është shtetasi Lekë Ballza, 50 vjeç (vëllai i D.B.), i cili sipas informacioneve nga banorë të fshatit, të cilët e njohin, ky shtetas njihet si person me probleme mendore, por të dhëna akoma të pakonfirmuara zyrtarisht. Nga të dhënat paraprake nga vendngjarja bëhet fjalë për një konflikt për motive të dobëta brenda familjes. Po punohet për lokalizimin dhe kapjen e autorit. Vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes”.

Artikulli paraprakVdekja e Marnikollajt, Nishani do thërrasë prokurorin dhe ministrin e Drejtësisë
Artikulli tjetërPërgjaket dasma në Fier, të ftuarit qëllohen me thika