Drejtuesit në Hipotekën e Vlorës u dorëhoqën pse refuzuan të firmosnin për klanin mafioz të peshkaqenëve Rama!

Ish-Kryeministri Berisha ka komentuar dorëheqjet e drejtuesve në Hipotekën e Vlorës të ndodhura në seri gjatë ditës së sotme. Berisha në një shënim në Facebook shkruan se, shkak për këto dorëheqje është bërë fakti se këta të fundit kanë refuzuar të firmosin grabitjen e pronave në bregdet nga klani mafioz i peshkaqenëve Rama.

‘Refuzojne të firmosin grabitjen e pronave në bregdet nga klani mafioz i peshkaqenëve Rama!

Miq, në harkun kohor një mujor kanë dhënë dorëheqjen dy palë drejtues të Kadastrës së Vlorës. Kështu dje Elona Hodaj mësohet se ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtores pas emërimit në datën 19 shtator. Largimin e saj e ka pasuar edhe zv/drejtori Krenar Xhemali. Këto janë dorëheqjet e treta në këtë drejtori dhe duket se askush nuk do të punojë më me qeverisjen e Edi Ramës. Sb’

Artikulli paraprakShqipëria drejt shuarjes! Malltezi publikon grafikun: Shtesa natyrore e popullsisë në pikiatë të frikshme!
Artikulli tjetërSkandal! I riu mbahet në burg prej 5 muajsh pse dogji një gomë gjatë protestës së opozitës