Drejtorët e Ramës ngulen e shkulen si kastraveca…

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili përmes një reagimi në Facebook shkruan ndër të tjera se, “drejtorët e Edi Ramës hiqen e vihen ose thënë ndryshe ngulen e shkulen si kastraveca nga shkollëpaku”.

“Drejtorët janë pra thjesht ushqim për midenë politike dhe për damllanë psikopatike të Edi Ramës”, shkruan Vasili.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit

Drejtoret ne Shkoder si kastraveca ne duart e shkollepakut!

Drejtoret e Edi Rames hiqen e vihen ose thene ndryshe ngulen e shkulen si kastraveca nga shkollepaku.

Se jane ata fajtoret qe zgjedh Edi Rama kandidate per faqe te zeze si Valdrin Pjetri.

Drejtoret jane pra thjesht ushqim per midene politike dhe per damllane psikopatike te Edi Rames.

Cfare administrate e pacipe eshte kjo?

Ku e ka pavaresine nga politika?

Po portalet e famshme te punesimit qe pataksen dynjane ku perfunduan?

Apo administrata eshte thjesht zorre qorre e Edi Rames?

Ku jane kriteret e punesimit?

Ku eshte meritokracia?

A eshte zyra e partise apo ligji dhe kriteret qe punesojne njerezit?

Objektivat ne pune dhe sherbimi ndaj qytetareve jane kriteri apo votat e mbledhura?

Ky demagog i shplare qe moçalisht vegjeton si kryeminister qelbi dynjane me propagande per gjoja administraten e “ndritur” qe do te ngrinte pasi te merrte timonin dhe tepsine.

E pame administraten e diskredituar,te korruptuar e te percudnuar te timonit dhe tepsise se kryeministrit.

Kjo administrate e Edi Rames eshte atje thjesht shami per te fshire hundet dhe gjithshka..tjeter te tij dhe ska asnje lidhje me sherbimin ndaj qytetareve.

Shkodra ishte shembulli me i qarte se si drejtoret shnderrohen ne kastraveca.

Artikulli paraprakGara e luksit në qeveri, ministrja, 3079 euro për tre ditë në Londër në hotelin “Blu Sussex”
Artikulli tjetërVan Dijk lojtari më i mirë në Europë, mposht Messin dhe Ronaldon