“Drejtësi për Ardit Gjoklajn”, protestë kundër Veliajt në sheshin “Skënderbej” (Video)

Në një video të publikuar nga Aulon Kalaja, shihen disa të rinj, të cilët kanë dalë ditën e sotme te “Sheshi Skëndërbej” dhe shihen teksa shtrojnë një poster.

Të rinjtë kanë dalë në shesh dhe kanë bërë një protestë simbolike, duke kërkuar drejtësi për Ardit Gjoklajn.

Në foto shihet fytyra e adoleshentit që mbeti i vdekur në ngjarjen e 7 gushtit 2016, në landfillin e Sharrës.

“Drejtësi për Ardit Gjoklajn”, shkruhet në poster.

Ardit Gjoklaj punonte në landfillin e Sharrës bashkë me të vëllain. Ai humbi jetën nga përplasja me fadromën, ndërkohë që ai punonte nën moshë dhe pa asnjë siguri për jetën.

Shoqëria civile dhe opozita bëjnë fajtor për këtë ngjarje të rëndë edhe kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, pasi ishte Veliaj që inaguroi disa muaj para se të ndodhte ngjarja këtë landfill dhe garantoi se puna do të kryhej sipas të gjitha standarteve.

Artikulli paraprakNë Kukës shkon me helikopter! Në Malësi kalon ferrash! Kur bënë dush rri me antiplumb! Reagimi i fortë…
Artikulli tjetërDështim spektakolar i skenarit të montuar! Elona i nxorri horrat të pafytyrë siç janë!