Drama e Tabarez, vuan nga një sëmundje e rrallë

Dramë te Uruguay. Oscar Washington Tabarez, trajneri 69-vjeçar i kombëtares “celeste” është diagonistikuar me një sëmundje të rëndë dhe shumë të rrallë. Sipas asaj që raportojnë mediat në Uruguay, Tabarez është prekur nga sindroma e Guillain-Barre, një sëmundje e çuditshme që godet sistemin nervor, madje prek edhe muskujt e këmbëve, ato të krahëve, si dhe shtyllën kurrizore, ndërsa të krijon edhe probleme me frymëmarrjen. Pasojat e para të sindromës Guillain-Barre janë dobësia dhe mpirja e këmbëve, e cila më pas mund të përhapet në të dy krahët dhe në shtyllën kurrizore. Kjo simptomë përhapet në mënyrë të shpejtë dhe në vetëm pak kohë nga mpirja e trupit te dhembja e muskujve dhe mungesa e koordinimit të lëvizjeve mund ta paralizojë totalisht personin e prekur. Shenjat e para të kësaj sëmundje u vunë re te Oscar Tabarez gjatë Kupës së Amerikës, kompeticion në të cilin trajneri i drejtonte seancat stërvitore të Uruguay-t nga një karrige me rrota, ndërsa gjithmonë mbante pranë edhe një bastun për të lëvizur herë pas here. Nëse ky lajm do të konfirmohet atëherë karriera e Oscar Tabarez do të vendosej në rrezik të madh.

Artikulli paraprakAtletiko Nacional në finale pas 21 vitesh
Artikulli tjetërGjermania: Një i papërgjegjshëm bëhet Sekretar Shteti në Britani