Dosja ruse

Richard N. Haass
Lufta e Ftohtë ka zgjatur për katër dekada, duke filluar dhe përfunduar në Berlin. Lajmi i mirë është që mbeti e ftohtë – kryesisht për shkak se armët bërthamore sollën një disiplinë që u mungonte rivaliteteve të fuqive të mëdha të atëhershme – dhe se Shtetet e Bashkuara, bashkë me aleatët europianë dhe aziatike dolën fitimtarë dhe me kapitalin politik, ekonomik dhe ushtarak që Bashkimi Sovjetik nuk mund të krahasohej. Një çerek shekulli pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, e gjejmë papritur veten në një luftë të dytë. Është ndryshe dhe e ngjashme njëkohësisht. Rusia nuk është më superfuqi, por një vend me 145 milionë banorë dhe me një ekonomi që varet nga çmimi i naftës dhe gazit dhe pa një ideologji për t’i ofruar botës. Megjithatë, vazhdon të jetë një prej shteteve më të mëdha bërthamore dhe ka një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe është e gatshme të përdorë kapacitetet ushtarake, energjetike dhe kibernetike për të mbështetur miqtë dhe dobësuar fqinjët dhe kundërshtarët. Kjo situatë nuk është aspak e paevitueshme. Fundi i Luftës së Ftohtë pritej të nxiste një epokë të re marrëdhëniesh miqësore me Rusinë, Shtetet e Bashkuara dhe Europën. Mendohej se Rusia post-komuniste do të fokusohej tek ekonomia dhe zhvillimi politik. Marrëdhëniet patën një fillim të mbarë kur Rusia, në vend që të qëndronte përkrah klientit të përhershëm të saj Irakut, bashkëpunonte me Shtetet e Bashkuara për të zhbërë pushtimin e Kuvaitit nga Saddam Huseini.

Vullneti i mirë nuk zgjati shumë. Arsyeja përse do të jetë temë argumenti ndërmjet historianëve gjatë dekadave të ardhshme. Disa vëzhgues do të fajësojnë presidentët amerikanë, duke theksuar mungesën e mbështetjes ekonomike që i nevojitej Rusisë kur ishte në vështirësi, disa do të fajësojnë zgjerimin e NATO-s, që duke e trajtuar Rusinë si kundërshtare bëri që ajo vërtetë të kthehej në një të tillë. Është e vërtetë që Shtetet e Bashkuara mund të kishin qenë më bujarë me Rusinë gjatë tranzicionit të dhimbshëm në ekonominë e tregut gjatë viteve 1990. Nuk është e sigurt nëse zgjerimi i NATO-s ka qenë i preferuar përballë marrëveshjeve të tjera të sigurisë për Europën që mund të kishin përfshirë edhe Rusinë. Thënë kjo, përgjegjësia kryesore për lindjen e “luftës” së dytë të ftohtë është Rusia dhe mbi të gjitha, Vladimir Putin. Si shumë prej pasardhësve të tij. Putini e shihte botën e dominuar nga rendi i SHBA-ve si kërcënim ndaj regjimit të tij dhe vendit që Rusia duhet të mbante në botë. Vitet e fundit, Rusia ka përdorur forcat e armatosura për të pushtuar dhe aneksuar Krimemë, duke shkelur principet thelbësore të ligjit ndërkombëtar që theksojnë se kufijtë nuk mund të ndryshohen përmes forcave të armatosura. Putini vazhdon të përdorë forcat ushtarake për të destabilizuar Ukrainën Lidore, Gjeorgjinë dhe pjesë të Ballkanit. Forcat ushtarake i ka përdorur në mënyrë veçanërisht brutale në Siri për të ndihmuar regjimin diktatorial dhe çnjerëzor të Bashar al-Assadit. Teksa Rusia kthehet në vend revizionist, duke destabiluzuar status kuonë në çdo mënyrë të gjykojë të përshtatshme, ka cënuar edhe mbrojtjen e Europës, duke ofruar armë vdekjeprurëse në Ukrainë. Por çfarë duhet të bëjnë Shtetet e Bashkuara më shmë për të reduktuar aktivitetin agresiv të Rusinë kundrejt fqinjëve dhe kundërshtarëve të saj?

Qeveria amerikane mund të përdorë zërin për të kritikuar hapur regjimin rus që burgos kundërshtarët dhe vret gazetarët. Presidenti amerikan, Kongresi, media dhe akademikët duhet të dënojnë publikisht korrupsionin që karakterizon regjimin e Putinit. Publikimi i informacioneve të ndryshme mund të rrisin opozitën e brendshme të Putinit dhe ta bindë atë të mos ndërhyjë në politikën europiane dhe atë të Ballkanit. Në të njëjtën kohë, objektivi nuk duhet të jetë prishja e marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, edhe pse janë tashmë në pikën më të dobët që pas fundit të Luftës së Ftohtë. Bashkëpunimi diplomatik duhet të jetë qëllimi parësor i çdo veprimi sa herë të jetë i mundur dhe ky është në interesin e Amerikës. Rusia mund të jetë e gatshme të ndërpresë ndërhyrjen e saj në Ukrainën Lindore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve dhe nëse garantohet që popullsia etnike ruse nuk do të vuajë ndëshkime në vend. Po kështu, Kremlini nuk ka asnjë interes të rrisë përballjen ushtarale në Siri, pasi kjo do të rriste më shumë kostot e asaj që duhet të ishte një ndërhyrje minimale nga ana e Rusisë. Në të njëjtën kohë, mbështetja e Rusisë nevojitet për të shtrënguar sanksionet kundër Koresë së Veriut. Mirëmbajtja e marrëveshjeve të armëpushimit dhe shmangia e përballjeve bërthamore është në intersin e të dy vendeve. Nevojiten kështu ndërveprime të vazhdueshme përmes takimeve diplomatike, shkëmbimeve kulturore dhe akademike si dhe vizita në Rusi nga delegacionet e kongresit, jo si favor, por si shenjë që tregon se amerikanët janë të hapur ndaj marrëdhënieve frytdhënëse nëse Rusia vendos të kufizojë aktivitetin e saj agresiv. Shtetet e Bashkuara dhe partnerët kanë interes të mbajnë Rusinë nën kontroll për aq kohë sa Putini është në pushtet, por edhe kur Rusia të vazhdojë të jetë nën frymën putiniste pas ikjes së tij.
Përgatiti
KLARITA BAJRAKTARI

Artikulli paraprakShifrat e FMN: Shqipëria e pashpresë, vendi më i varfër i Evropës edhe në 2020
Artikulli tjetërKapja e 613 kg kokainë, Vasili: Pse nuk heton Prokuroria peshkaqenët, sabotuesit dhe Ramën