Dortmund rikthehet në krye

Borusia Dortmund ruan kryesimin në Gjermani pas suksesit të pastër 3-0 në fushën e Hamburgut. Skuadra e Peter Bosz shkatërroi 3-0 ekipin e Mërgim Mavrajt, ku mbrojtësi shqiptar u aktivizua titullar. Shinji Kagawa zhbllokoi sfidën në pjesën e parë duke e vendosur në shina ndeshjen për skuadrën mike, ndërsa në minutën e 63, Pierre-Emerick Aubameyang shënoi edhe golin e dytë duke qetësuar skuadrën e tij. Christian Pulisic 16 minuta më vonë vulosi fitoren e Borusias së Dortmundit që po zhvillon një sezon fantastik. Me 4 fitore dhe vetëm një barazim në 5 javët e para, skuadra e Bosz kryeson me 13 pikë, 1 më shumë se Bayerni i Mynihut.
Ndërkohë, Koln po kalon një nga momentet më të vështira të viteve të fundit. Ashtu si Crystal Palace në Angli edhe skuadra e Peter Stoeger nuk ka arritur të sigurojë asnjë pikë pas 5 ndeshjeve të para sezonale. Këtë herë ishte Frankfurti që arriti të dilte me pikë të plota nga “Reineker Arena” pas një goli të shënuar në minutën e 22. Peter Stoeger nga pika e bardhë e 11-metërshit nuk e pati të vështirë për ta ndalur topin në rrjetë. Një gol me shumë peshë pasi Koln nuk arriti ta kthente rezultatin duke pësuar një tjetër disfatë të rëndë në këtë fillimsezoni.

Artikulli paraprakÇfarë po ndodh me Katalonjën, a po rrezikon Spanja?
Artikulli tjetërGundogan i pafat, dëmtohet sërish