Dortmund ndalet sërish

Dortmundi e mbyll vitin në shenjën X. Verdhezinjtë e Tuchel regjistruan barazimin e tretë radhazi në kampionat, duke u ndalur 1-1 nga Augsburgu, një rezultat që padyshim lë të pakënaqur tifozët që kishin mbushur “Signal Iduna Park”. Padyshim katastrofë mbrojtja e vendasve në episodin kur skuadra e Manuel Baum befasoi verdhezinjtë në minutën e 33, kundërsulmi i Augsburg nxjerr në shesh mangësitë e mbrojtjes verdhezi me Dong-Won Ji që finalizoi më pas me goditjen e tij nga qendra e zonës. Dortmundi risolli ekuilibrin në fillimin e pjesës së dytë me Osmaune Dembele që bëri më të mirën pas asistit të Shinji Kagaws. 1-1 dhe në pjesën e mbetur të lojës Dortmundi pavarësisht tentativave të Aubameyang nuk mundi të përmbysë rezultatin duke e mbyllur vitin në kuotën e 27 pikëve.
Surprizon Hamburgu që merr oksigjen duke befasuar 2-1 Schalken në një ndeshje ku për “Blutë Mbretërorë” nuk mjaftoi goli i Donis Avdijajt. Pas një pjese të parë pa gola, skuadra e Markus Gisdol kaloi në avantazh në minutën e 60, kur Filip Kostiç dhuroi asistin e duhur për t’i shërbyer Nicolai Myller. Kur mbeteshin 10 minuta nga koha e rregullt vendasit gjetën edhe golin e sigurisë me Bobby Wood që ndëshkoi Ralf Fahrman me të majtën e tij. Donis Avdijaj i futur nga stoli në minutën e 69, në skadimin e 90 minutave la shenjën e tij në këtë ndeshje duke bërë më të mirën në krosimin e Abdul Rahman Baba. Një gol i rëndësishëm ky për Avdiajn, por ishte shumë vonë që Schalke të ndryshonte rrjedhën e takimit.
Në të martën e Bundesligës merr tre pikë të rëndësishme dhe Wolfsburgu që u imponua 2-1 në shtëpinë e Borussia Mynchengladbach. Miqtë patën fillimin e ëndrrave me Daniel Caligurin që kaloi “Ujqërit” në avantazh pas vetëm 3 minutave lojë. Mynchegnadbach barazoi në të 72 me Thorgan Hazard, por gëzimi i të zotëve të shtëpisë zgjati fare pak pasi Mario Gomez ktheu sërish shifrat në favor të Wolfsburg pas 5 minutash, me Wolfsburgu që falë kësaj fitoreje kap në klasifikim pikërisht Gladbah në kuotën e 16 pikëve.

Artikulli paraprakEuro rritet në bursa, bie në Tiranë
Artikulli tjetërFitore në frymën e fundit për Atalantën