Doris Pack shigjeton Ramën: Asnjë politikan nuk duhet të dalë mbi drejtësinë…

Ish-deputetja e PE, Doris Pack, në një konferencë për shtyp nga Shkodra, ka folur për aktualitetin politik dhe social në Shqipëri.

Sipas saj, asnjë politikan nuk duhet të dalë mbi drejtësinë ndërsa djegien e mandateve nga deputetët e opozitës e konsideron si të vetmin opsion pas ngërçit në gjykatat më të larta të Shqipërisë.

“Vetingu po bëhet, por është krejtësisht artificial. Drejtësia është shumë problem dhe pa të nuk ka demokraci”, u shpreh Pack për gazetarët.

Gjithashtu, ajo nuk ka lënë pa shigjetuar dhe kryeministrin Rama duke e parë si paradoks se si një artist kërkon të shembë godinën e Teatrit Kombëtar.

Gjithashtu ish-parlamentarja evropiane u ka bërë thirrje të rinjve të shkollohen jashtë dhe të formohen por të kthehen më pas në vendin e tyre.

Ajo ka rrëfyer një histori personale me një intelektuale shqiptare të zhvendosur në Gjermani.

“Kam takuar një grua intelektuale që ka ardhur në Gjermani. Ajo tregoi atje vlerat e saj dhe kur e pyeta pse është larguar tha që është larguar pasi Shqipëria nuk i jep mundësi asaj dhe fëmijëve të saj. Kam qenë në Muzeun e Krimeve në Shkodër, keni një të kaluar të dhimbshme që nuk duhet rikthyer”, tha ajo.

Artikulli paraprakBasha nga Lezha: Të luftojmë dhëmb për dhëmb, rrugë më rrugë, qytet më qytet për të shporrur Ramën
Artikulli tjetërPremtimi i Bashës: Pensioni minimal do të jetë jo më pak se 250 mijë lekë