Donnarumma te PSG

Do të jetë Parisi e ardhmja e Gigio Donnarumma-s. Është i bindur “QS”, i cili në edicionin e të enjtes shpjegon se portieri kuqezi ka vendosur të largohet nga Milani në fund të sezonit për t’u transferuar te PSG-ja. Vendimtare ka qenë ndërhyrja e Verratti-t që e ka bindur Gigio-n të transferohet në Francë. Në vend të tij, në oborrin e Gattuso-s, mund të mbërrijë Pepe Reina.
Pra për Gigio-n vera pritet të jetë e nxehtë. Pasi ka bërë paqe me tifozët, gjiganti kuqezi këtë verë mund të nxirret në merkato për të bërë para dhe për të shmangur një tjetër telenovelë i interesuari direkt duket se ka zgjedhur destinacionin e tij të ardhshëm: Parisin. Një vendim i maturuar në tre muajt e fundit. Përveç projektit ambicioz teknik të PSG-së, në fakt, Donnarumma ka mbetur i mahnitur nga kryeqyteti i Francës dhe është bindur nga këshillat e Verratti-t, i cili ashtu si Gigio ka të njëjtin agjent Raiola-n. Pra, nuk do të jetë Real Madrid, Atletico Madrid apo Premier League. Në dëshirat e Gigo-s tani është vetëm PSG dhe në qershor operacioni mund të realizohet. Milani, nga ana tjetër, pavarësisht sigurive të Yonghong Li, pa kualifikimin në Champions mund të ketë nevojë për të ardhura të freskëta për të vënë në vend bilancin dhe shitja e Donnarumma-s do të ishte një operacion shumë i dobishëm. Një manovër që mund të kënaqë të gjithë. Donnarumma-s në Paris praktikisht do t’i dyfishohej paga nga 6 milionë që merr në vit aktualisht te kuqezinjtë, ndërsa këta të fundit do të arkëtonin të paktën 70 milionë euro me shitjen e portierit të ri. Për sa i takon të ardhmes së portës së Milanit është ndërkohë një emër për të zëvendësuar Gigio-n: Pepe Reina.

Spanjolli është në skadencë kontrate me Napoli-n dhe duket se është piketuar nga Milani për merkaton e ardhshme. Alternativë e nxehtë mbetet dhe pista Marchetti, prej kohësh në situatë jo të mirë me Lazio-n. Ricardo Rodriguez i ka thurur elozhe Gennaro Gattuso-s për stilin e bukur me të cilin po stërvit Milanin. Rodriguez humbi një penallti gjatë fitores 1-0 ndaj Sampdoria-s fundjavën e kaluar, por mbrojtësi i majtë shpjegon se Gatusso e ngushëlloi duke e motivuar që të bënte më mirë. “Po luajmë mirë, duke fituar ndeshjet”, shprehet ai në prag të ndeshjes së kthimit në Europa League ndaj Ludogorets. “Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të vazhdojmë kështu. Kundërshtari është i shpejtë në sulm, e dimë këtë gjë dhe duhet të tregohemi të kujdesshëm. Ata janë të fortë dhe të shpejtë, kështu që duhet të qëndrojmë të fokusuar”. “Samp? Kam humbur një penallti, gjithmonë dua të godas penalltitë dhe të shënoj, herën e fundit nuk pata sukses. Gatusso gjithmonë do më të mirën tonë, ai më ngushëlloi dhe kjo ishte diçka e bukur. Trajneri ka të drejtë, unë mund të bëj më shumë dhe do të bëj më shumë. Tani jemi mirë”.

Artikulli paraprakRusia kritikon Perëndimin për Ballkanin
Artikulli tjetërDe Gea shpëton Manchesterin