Donacioni/ Presidentja e KE: Paratë të përdoren me kujdes dhe transparencë të plotë

Pas përfundimit të konferencës së donatrorëve Shqipërisë iu dhuruan plot 1.15 miliard euro për pasoajt e tërmetit.

Në fjalën e saj Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen deklaroi se janë pranë Shqipërisë dhe se po bëjnë gjithçka për progresin e vendit. Një nga pikat për të cilat ajo ishte e prerë ishte edhe fakti se pas fazës së parë të dhënies së parave, vjen faza e dytë tepër e rëndësishme që është transparenca në mënyrën sesi këto para do të përdoren.

“Do të çojmë ekspertët tanë për ta zbatuar në mënyrën e duhur projektin e rindërtimit. Jemi të interesuar për progresin e vendit. Është në interesin tonë që Shqipërinë ta mbajmë sa më pranë BE-së. Ne e kemi shtruar rrugën e suksesit që dëshirojmë. Bashkimi Evropian ofron perspektivat më të suksesshme për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për të ecur përpara për hapjen e negociatave. Ne do të hartojmë një raport. Kemi numrat, provat për përpjekjet e bëra drejt BE-së”, tha Von der Leyen.

Në fjalën e saj presidentja, e pyetur nëse do të ndjekë në çdo hap Shqipërinë dhe se ku do të shkojnë paratë, shprehet se është bërë një marrëveshje me qeverinë e Shqipërisë përsa i përket kësaj gjëje dhe se në fillim të marsit do të botohet një raport i ri për vendin, me qëllim që të krijohet besim nga ana e të gjitha palëve.

“Ne do të kemi një marrëveshje me qeverinë e Shqipërisë. Folëm për këtë gjë, për t’u siguruar që parimet bazë të rindërtimit të respektohen. Ne jemi të interesuar për progresin e vendit. Unë kam ofruar dhe do të ofroj të gjithë mbështetjen time për rindërtimin. Është në interesin tonë të përbashkët që Shqipërinë ta mbajmë sa më pranë BE.

Ne sapo kemi rishikuar metodologjinë, e cila ka krijuar besim në të gjitha palët, për këtë përpjekje të përbashkët. Po punojmë fort për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Unë kam besim, por ka rëndësi që ne do të botojmë një raport të ri për vendin në fillim të marsit, me qëllim që të krijojmë besim në të gjitha palët. Kemi numra dhe prova që progresi është bërë, që ka konsekuencë drejt BE”, u shpreh Von der Leyen.

Artikulli paraprakNdihma e SHBA për tërmetin, Palmer: Transparencë dhe mirëpërdorim i fondeve
Artikulli tjetërHenze: PO-ja për çeljen e negociatave arrihet vetëm nëse mbahen zgjedhjet në prill