Dokumenti/ Qeveria ka paguar 32.8 miliardë lekë për inceneratorët që nuk kanë nisur të ndërtohen

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka publikuar sot dokumentin ku tregohet se si qeveria shqiptare i ka hapur rrugë ndërtimit të inceneratorit të Tiranës. Në këtë dokument tregohen shpronësimet dhe shuma që qeveria ka paguar për invceneratorët që ende nuk janë ndërtuar.
Postimi i Tabakut
Qeveria ka paguar 32.8 mld leke per inceneratoret qe nuk kane nisur te ndertohen!
Ujku fle, hasmi i shqiptarëve jo!
Në mesin e vapës së gushtit qeveria dhe bashkia Tiranë janë përkujdesur që të nisin procedurat e shpronësimit për inceneratorin e plehrave që do të ndërtohet në Tiranë. Këto procedura rikonfirmojnë edhe një herë se deri më sot qeveria i ka paguar 2.2 mld lekë mikut të ministrit Ahmetaj për punime të panisura. Sipas Vendimit të Qeverisë firmosur në gusht 2018, është vendosur shpronësimi i tokës për nisjen e ndërtimit të inceneratorit me një vlerë prej 322 milion lekësh.
Në emer te Partisë Demokratike kam thirrur në interpelancë ministrin Gjiknuri për aferen 178 mln euro të inceneratorëve. Në interpelancë u zbulua procedura antikushtetuese dhe antiligjore, u dëshmua mungesa e garës dhe kompanive fantazëm e offshore që krijohen një javë përpara se të jepet konçesioni.

Por mbi të gjitha u zbulua lidhja e shkurtër me pronarin real të inceneratorëve. Qeveria heshti edhe kur kjo aferë u përmendet në Raportin e Progresit të BE si një çështje shumë e debatueshme ambientale dhe që bie në kundërshtim me normat e BE dhe jo vetëm.
Ndonëse me kaq shumë deficite, qeveria është përkujdesur që përgjatë këtyre muajve të paguajë nga buxheti I shtetit për këtë koncesion 32.8 mld lekë (12 mld Fieri; 18,6 mld Elbasani; 2,2 mld Tirana) të vetmes kompani që ka fituar inceneratorët në të tre qytetet, ndonëse asnjë tullë nuk është hedhur për to.
Taksat e shqiptarëve shkojnë në xhepin e Klodian Zotos për ndërtimet e inceneratorëve të plehrave, ndërsa ato vazhdojnë të mbeten në padije të plotë për kushtet e kontratave. Qeveria që në aktin normative ka ulur shpenzimet për mirëmbajtjen e mbetjeve vazhdon të paguajë nga buxheti i shtetit duke kryer jo vetëm një krim ekonomik që nis me abuzimin e 32.8 mld lekëve, por edhe një krim ambientalist dhe social pasi do të mbushë tre qytete të vendit me plehrat që do të importohen nga jashtë. Një hasëm të tillë shqiptarët nuk e kanë gjetur as tek pushtuesit e tyre.

auto Screenshot 451534355379

Artikulli paraprak“Kontrata e vdekjes”/ 36-vjeçari shqiptar u ekzekutua në Athinë nga vrasës me pagesë
Artikulli tjetërCristiano Ronaldo “shkatërron” rrjetet sociale, e ngjit Juventusin në majë