“Do ta gjej shkërdhatën që goditi nënën, ajo nuk erdhi të vriste Edin!”, revolta e vajzës protestuese

Një nga policët ka goditur një grua 65-vjeçare në protestën që po zhvillohet para godinës së Kuvendit. Një vajzë e re, mes lotësh mori megafonin në dorë dhe tha para të gjithë protestuesve të tjerë, që do e gjente videon ku polici shihet duke i goditur të ëmën. Me zërin që i dridhej, vajza tha se, gruaja kishte ardhur këtu për shtëpinë e saj dhe jo për të “vrarë Edin”, duke iu referuar kryeministrit, njofton Hashtag.al.
“Këtu ka kamera, ka njerëz që filmojnë me celularë. Aty në fund ndodhet nëna ime. Një nga policët e ka goditur, unë do ta gjej atë video. Videon kur ai shkërdhata godet nënën time 65-vjeçare.
Do ta marr jetën o shkërdhatë që ngrite dorën në një moshë të tretë. Nuk e kam zakon të ofendoj, por kjo fjalë ishte pak për ty. Unë do ta marr jetën, ta dëgjojnë të gjithë.
Ju kërkoj ndjesë që kam përdorur fjalë banale, por është nëna ime. Më dhemb shpirti që e ka goditur. Turp për uniformën që keni veshur, që godisni një 65-vjeçare. Nuk erdhi ta vriste Edin, erdhi këtu për shtëpinë e saj”, deklaroi protestuesja.

vajza proteste

Artikulli paraprakDhuna dhe arrestimi i protestuesve, Vasili paralajmëron se do të publikojë fakte të reja
Artikulli tjetërZëri i Amerikës: Përleshje në Tiranë me policinë, Rama tensionoi protestuesit