Dhuna dhe arrestimi i protestuesve, Vasili paralajmëron se do të publikojë fakte të reja

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili përmes një deklarate për mediat ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të publikojë fakte të reja korruptive në lidhje me ndërtimin e segmentit të “Unazës së Re”.
Vasili ka denoncuar edhe me fakte të tjera se në Unazën e re po ndodh një megaaferë vjedhjeje. Sipas Vasilit, kryeministri Rama po ndërton në Shqipëri antishtetin përmes hajdutërisë dhe dhunës ndaj qytetarëve.
Ai deklaroi se autoritetet shtetërore kanë shkuar ditë më parë në shtëpitë e banorëve teksa iu kanë damkosur dyert me kryq të kuq pa patur një VKM në dorë.
“Do të përvijojmë me fakte të tjera skandaloze për te Unaza e Re. Të detyruar edhe nga provokimet më të ulëta të kryeministrit. Ky kryetar i lukunisë së hajdutëve quhet Edi Rama. Ai po ndërton anti-shtetin në Shqipëri. Pa iu marrë leje zhvillimit të këshillit të territorit, ditë më parë u shkuan n në shtëpi pa patur një vendim dhe një VKM. Keni përpara syve tuaj kemi damkosjen e dyerve me vulë të kuqe, siç bënin nazistët ndaj hebrenjve. Ky kryeministër ka marrë çelësin kopil, që hap çdo derë. ky flet për shkencën, për naftën, por e vetmja gjë që ky flet sakët është hajdutëria”, tha ai.

vasili

Artikulli paraprak“Kanë marrë Gonin, kanë marrë Gonin”, arrestohet me forcë dhe një 13-vjeçar (Video)
Artikulli tjetër“Do ta gjej shkërdhatën që goditi nënën, ajo nuk erdhi të vriste Edin!”, revolta e vajzës protestuese