Do apo nuk do Rama, do të ketë pastrim të politikës nga krimi!

Nga Xhemal Gjunkshi

Sot u mblodh komisioni opozitar mbi Dekriminalizimin e plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin.
Opozita ka depozituar në Kuvend këtë projektligj i cili do te shkëpusë, njëherë e mire Politiken nga Krimi.
Gjithcka është shumë e thjeshtë, që:
Rama e do apo nuk e do këtë pastrim të politikës nga krimi!
1. Rama nuk e do vetingun në politikë.
2. Vetingu në politikë ka për qëllim të largojë nga Parlamenti, Qeveria dhe zyrat e larta të shtetit politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin.
3. Vetingu është proces paralel me hetimin nga drejtësia. Vetingu as nuk ndalon, as nuk përjashton hetimin nga SPAK.
4. Vetingu ndërpret mandatin e politikanëve të korruptuar dhe të lidhur me krimin, duke pastruar menjëherë politikën prej tyre, SPAK i heton dhe i çon para gjykatës politikanët dhe zyrtarët e lartë të korruptuar dhe të lidhur me krimin.
5. SPAK nuk nis hetime për veprat penale të korrupsionit dhe lidhjet me krimin e organizuar të familjarëve/të afërmve të politikanëve, por vetëm të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë. Hetimet e familjarëve mund t’i nisë Prokuroria që sot pa asnjë pengesë ligjore.
6. Rama dhe PS po refuzojnë pastrimin e politikës nga të korruptuarit dhe politikanët e lidhur me krimin me të njëjtat fjalë siç kundërshtuan dekriminalizimin.
7. Tre vjet më parë akuzuan PD se po bën propagandë dhe kërkuan përfshirjen e dekriminalizmit si pjesë të reformës në drejtësi.
8. Nëse dekriminalizimi do të ishte përfshirë si pjesë e reformës në drejtësi, Sot nuk do te kishim Kryeministrin apo ministrat te ulur dhe te lidhur me krimin dhe grupe te strukturuara kriminale, si ne nivel qendror ashtu dhe atë lokal.
9. Vetingu në politikë do të bëhet, sepse e do shumica e shqiptarëve.
Ftoj pozitën të miratojë ndryshimet Kushtetuese të cilat
I hapin rrugë ndarjes së politikës nga krimi.

gjunkshi

Artikulli paraprakNë Itali dekoderat u dhanë falas, në Shqipëri, qeveria ua shet shqiptarëve 25 euro
Artikulli tjetërZbuloni nëse keni mungesë të vitaminës B12