Diplomati rus kërkon shkëmbim territoresh Kosovë-Serbi

Diplomati rus në Kosovë kërkon shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë
Në sulmet ajrore të Forcave të Armatosura turke në rajonin Zap në Veri të Irakut u shkatërruan bazat e organizatës terroriste PKK, raporton Anadolu Agency (AA).
Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë njofton se sulmi ajror është kryer mbi bazat e terroristëve, të cilët kanë përgatitur sulm ndaj forcave të sigurisë në Zap. Në operacione u shkatërruan kampe dhe pozicione ushtarake. Pas misionit të suksesshëm, avionët u kthyen në bazë.
Diplomati rus në Prishtinë, Andrey Y. Shugurov, është i bindur se minoritetet nuk kanë të ardhme në Kosovë, prandaj, siç thotë ai, shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë do të ishte opsioni më i arsyeshëm për të dyja palët.
Sipas tij, përfshirja e komunave veriore në kuadër të Kosovës në vitin 1959, ka qenë artificiale, kështu që situata duhet të kthehet në mesin e shekullit të kaluar, kur Lugina e Preshevës ishte Kosovë, e pjesa veriore Serbi. “Mendoj se ky do të ishte opsioni më i arsyeshëm. Por, po e përsëris ky është mendimi im personal që është krijuar pas pesë viteve që po qëndroj këtu në Kosovë”, thotë për gazetën “Zëri” Shugurov, udhëheqës i Zyrës ruse në Prishtinë, e cila funksionon në kuadër të Ambasadës Ruse në Beograd.

Artikulli paraprakShqipëria, e fundit në Europë për konkurrueshmërinë
Artikulli tjetërPesë arsyet përse Turqia ndërhyri në Siri ndaj kurdëve