Dilemat tragjike në të përditshmen e shqiptarëve

Nga Elona CASLLI

Në vitin 2020, shqiptarët më shumë se kurrë, kanë prekur dilemat më tragjike dhe më therëse.

Nëse në një vend normal, pyetjet që shtrojnë qytetarët mbi ata që i udhëheqin, kanë të bëjnë me të shkuarën e tyre profesionale, në Shqipëri ndodh krejt e kundërta. Ne, shqiptarët, duhet të shtrojmë pyetje mbi të shkuarën kriminale.

Të dorëzuar si mos më keq , përballë një çmendurie, që është më e madhe se vetë çmenduria, duhet të kuptojmë, se kur gdhihemi në mëngjes, pyesim veten:

-A do të dalë apo nuk do të dalë Kryeministri i vendit fotografi në dush dhe në dhomën e gjumit sot?

-A do të na shajë Kryeministri i vendit me gishtin e mesit sot?

-A do ta nxjerrë gjuhën jashtë Kryeministri i vendit sot?

-A ka përdhunuar deputeti që po flet në foltoren e parlamentit, sot?

-A ka vrarë deputeti që na përfaqëson, sot?

-A është marrë me trafik droge dhe prostitucion, deputeti që na kërkon votën, sot?
-A di të lexojë dhe të shkruajë Kryebashkiaku ,sot?

-A do të na kërcënojë dhe do të na quajë “shpellarë” Kryebashkiaku, sot?

– A do të mbijë një kullë tjetër në qytet, sot?

-A do të thotë ndonjë batutë filmash Ministrja e Kulturës, sot?

-A do ta trajtohet përdhunimi apo vrasja e një gruaje në Shqipëri, si skenar i zakonshëm filmi në perëndim nga kabineti qeveritar, sot?

-A do të helmohen njerëzit me gaz, sot?

-A do të na poshtërojnë, sot?

-A do të na fyejnë sot?

-A do na lënë të marrim frymë, sot?

Post Scriptum- Jemi një hap larg humnerës, në mos paçim rënë brenda saj.

2 30

Artikulli paraprakVeç 6 studentë sivjet te Fakulteti i Pyjeve pasi për pyjet nuk punësohet qi që ka bërë shkollë
Artikulli tjetërReagimi i fortë, BE mbështet opozitën: Zgjedhjet e lira zgjidhin krizën politike