Dhuna ndaj protestuesve dhe Teatrit, Basha: Akt lufte i Ramës ndaj qytetarëve dhe artit

Kryetari i opozitës, Basha ka reaguar ahspër pas dhunës së ushtruar nga banda kriminale në polici ndaj qytetarëve si dhe ndaj projektit për grabitjen e truallit të Tetarit Kombëtar duke përgjegjës direkt Ramën.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar në Tëitter sërish për kalimin e Tetarit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës si edhe për dhunën e ushtruar gjatë protestës së sotme ndaj shoqërisë civile në protestën e zhvilluar prej tyre në Sheshin Skënderbej.
Sipas tij, kryeministri Rama ka vulosur një akt lufte ndaj artit dhe popullit shqiptar me këto veprime.

STATUSI I PLOTE
Ky regjim po përdor edhe pandeminë për grabitjen e Teatrit Kombëtar dhe projektin e pastrimit të parave të krimit. Kalimi i TK në pronësi të kryebetonierit të mafias dhe dhuna fashiste ndaj protestuesve paqësorë është akt lufte i Ramës ndaj artit dhe qytetarëve shqiptarë.

Pasi i vjedh përditë dhe i gënjen me premtime boshe, Rama përdor dhunë fashiste kundër qytetarëve edhe sot në #EuropeDay. Kjo dhunë barbare është përgjegjësi direkte e Ramës. Babëzia për të zhvatur TK është vepra e tij.

Artikulli paraprakBarbari, përgjaken edhe gratë protestuese, PD: Policia po sillet si bandë kriminale
Artikulli tjetërZëri i Amerikës: Tirana në protesta “Jo diktaturës!”