Dhoma e Tregtisë kundër draftit të faljes

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë i ka paraqitur shqetësimin dhe njëkohësisht propozimin e anëtarëve të Dhomës, lidhur me inciativën e Ministrisë së Financave, të panjohur apo të pakonsultuar me përfaqësues të biznesit, për draftligjin “Për pagesën dhe fshirjen e pjesshme të detyrimeve tatimore, detyrimeve të pagueshme në doganë, si edhe heqjen nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes së detyrimeve tatimore” i kaluar në qeveri më datë 22.02.2017 dhe që pritet të kalojë për diskutim dhe miratim në komisionin parlamentar. Shqetësimet e Dhomës lidhen kryesisht me afatet e faljes dhe të periudhës së zbatimit të ligjit, por edhe me faktin që në draft favorizohen dukshëm kompanitë shtetërore, duke i vënë subjektet private në kushte të pabarabarta të konkurrencës, duke shkelur edhe Kushtetutën. Në një shkresë drejtuar kryetarit të Komisioni për Ekonominë dhe Financat, z. Erion Braçe dhe për dijeni ministrit të Financave, z. Arben Ahmetaj, Dhoma ka kërkuar që të marrë pjesë në diskutimet në komisione, në mënyrë që të parashtrojë disa argumente kundërshtues.

Artikulli paraprakBanka e Linda Ramës, pastrim masiv i parave
Artikulli tjetërRritet çmimi i naftës, po shkon drejt rekordit