Dhoma Amerikane: Projekti 1 miliard euro do rrisë borxhin

“Ne jemi dakord edhe me qeverinë kur do të vendosë TVSH për bizneset e vogla që fshihen pas bizneseve të mëdhaja dhe nuk paguajnë taksat, qeveria mund ta zbatojë këtë. Unë nuk jam shumë dakord që bizneset e vogla dëmtohen ose falimentojnë, bizneset e vogla që janë në qytet kanë konkurrencë me ato biznese që kanë TVSH-në”
Taksa për dividentin është diçka që duhet rishikuar, kjo bie më shumë mbi supet e shqiptarëve dhe tek ata që kanë mundësi për të investuar në Shqipëri, por ata ishin duke menduar të bënin zbritje nga 15% në 6%. Tani disa vende të huaja kanë një marrëveshje, jo dyfishin e taksave tatimore, në disa shtete perëndimore nuk është kështu, as në Shtetet e Bashkuar të Amerikës
Presidenti i Dhomës amerikane të Tregtisë, Mark Crawford ka bërë sërish deklarata të forta kundrejt qeverisjes Rama, ndërsa ka deklaruar se politikat fiskale të saj janë duke larguar investitorët e huaj dhe duke u mbyllur derën investitorëve të rinj. Crawford ka folur për taksën e TVSH-së, taksën mbi të ardhurat personale dhe dividentin. Mark Crawford u shpreh se taksa për dividentin është diçka që duhet të rishikohet nga qeveria. Në vendet perëndimore kanë marrëveshje, por jo të dyfishta, kjo mund të ndikojë në largimin e investitorëve të huaj, por edhe dëmtimin e atyre shqiptarëve që duan të investojnë në vendin e tyre. “Kemi bërë disa komente për TVSH-në, taksën mbi të ardhurat personale dhe dividentin. Taksa për dividentin është diçka që duhet rishikuar, kjo bie më shumë mbi supet e shqiptarëve dhe tek ata që kanë mundësi për të investuar në Shqipëri, por ata ishin duke menduar të bënin zbritje nga 15% në 6%. Tani disa vende të huaja kanë një marrëveshje, jo dyfishin e taksave tatimore, në disa shtete perëndimore nuk është kështu, as në Shtetet e Bashkuar të Amerikës. Duhet të zbresin taksën e dividentit deri në 4%, ata nuk kanë vullnet për të tjerët, por kush janë të tjerët? Të tjerët janë shqiptarët! Nëse është një i huaj që ka marrëveshje të dyfishtë, ku do të investojë ai ose ajo pasi të tërhiqet nga investimi në Shqipëri”, u shprehet Crawford për “Report Tv”. Kreu i Dhomës amerikane të Tregtisë deklaroi se institucioni i tyre nuk është aspak politik dhe se reagimet e tij vijnë thjesht dhe vetëm në mbështetje të biznesit. “Ne nuk jemi të lidhur me ndonjë parti politike për këtë çështje, mbase është e mbështetur me komente, për idenë e përbashkët që kemi me ata. TVSH-në e kanë paguar bizneset e mëdhaja, ndërsa tani do e paguajnë edhe bizneset e vogla. Ne jemi dakord edhe me qeverinë kur do të vendosë TVSH për bizneset e vogla që fshihen pas bizneseve të mëdhaja dhe nuk paguajnë taksat, qeveria mund ta zbatojë këtë. Unë nuk jam shumë dakord që bizneset e vogla dëmtohen ose falimentojnë, bizneset e vogla që janë në qytet kanë konkurrencë me ato biznese që kanë TVSH-në. Konkurrenca besoj do të mbajë çmimin aq sa është nuk besoj se do të ndryshojë, bizneset e vogla do të jenë nën presion, por besoj se është nga tregu, më shumë se zbatimin e TVSH-së. Bizneset e vogla në fshat mund të ndikohen më shumë për faktin se nuk kanë konkurrencë me bizneset e mëdhaja”, thekson ai. I pyetur në lidhje me projektin 1 miliard euro, Crawford shprehet skeptik në lidhje me projektin e qeverisë, ndërsa deklaron se ky projekt do të rrisë borxhin. “Është një projekt për të mbledhur lekët, besoj se do të financojnë edhe bankat ose kanë një garanci nga qeveria. Për këtë është FMN-ja dhe Banka Botërore me garanci ose kuazi garanci, është më shumë një taktik me letra se sa me fakte, kjo është se si të mobilizojnë para me garancinë e qeverisë. Bankat janë të zhvilluara këtu, le të themi se janë stabël, normalisht ofrojnë produkt bazë ose standard me botën nuk kanë shumë investime të tjera. Them se borxhi do të rritet, por kush do e mbajë borxhin, për këtë bëhet fjalë nëse qeveria do të përgjigjet ose jo për këtë borxh”, thekson Crawford.

Artikulli paraprakItalia në buzë të humnerës
Artikulli tjetërA rrezikohet Botërori nga ISIS?