Dhembje therëse/ E moshuara: Thojini policisë se kam dalë për një çik bukë dhe dhallë…

Nuk ka lidhje me pabindjen, dhe as me thyerjen e rregullave, të moshuarit dalin në rrugë për shkak se nuk kanë askënd tjetër që të kujdeset për ta.

Ky është dhe rasti i Hajrie Kodhelit në Fier, e cila mes lotëve iu kërkon gazetarëve që ti thonë policisë që ajo ka dalë vetëm për të marrë bukë dhe dhallë.

Historia e saj bëhet edhe më tragjike kur tregon se bashkëshorti dhe djali i kanë vdekur, ndërsa nipin ja kanë vrarë dhe nuk ka asnjë njeri që të ndihmojë.

E moshuara shprehet se gripi ka ekzistuar në çdo kohë, por nuk mund të mbyllen farmacitë dhe dyqanet.

“Është një plak thoji, do marri pak dhallë, gripi ka qenë, po jo të mmbyllen farmacitë, gripi ka qenë, nuk doli sot. E do mamanë ai, burri më vdiq, nipi mu vra, djali më vdiq, skam njeri unë”, shprehet e moshuara, ndërsa sqaron se nuk ka marrë asnjë ndihmë nga ana e Bashkisë së Fierit.

Qyteti i Fierit është i dyti për numrin e rasteve me të prekur me koronavirus në vendin tonë, e megjithatë gazetarja e Fax News Fatmira Bajrami raporton se në qytet ka nisur shtimi i lëvizjeve.

Shumë qytetarë janë vënë re në radhë në banka, dhe në pikat e shpërndartjes së ndihmave, ndërkohë që shumica nuk janë të pajisur me leje për të dalë.

Ditën e sotme situata e qytearve që narrin shërbime paraqitet me radhë nëpër bankat për të marrë paget familjet në nevojë dhe personat që jetojnë vetëm.Disa të pajisur me autorizim e disa jo shprehen se kanë nevojë për ndihmë pasi ushqimet nga bashkia nuk mjaftojnë.

Sot janë hapur 3 biznese kancelaritë, gomisterite dhe libraritë. Jashtë kamerave shprehen se kanë frikë edhe kot që janë hapur, pasi nuk ka njerëz.

e moshuara 1

Artikulli paraprakShpresë nga Anglia: Gati vaksina kundër Covid-19
Artikulli tjetërShqiptarët janë pa bukë, Edi Rama dhe Olta Xhaçka sapo dhanë nje tender 1.5 milion euro