Dështon fabrikimi i akuzave të Ramës ndaj kryebashkiakut të Mallakastrës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi dje kërkesën e PS për heqjen e mandatit të kryetarit të Bashkisë Mallakastër, Argon Kapllanaj. Kërkesa është dërguar në KQZ pas fabrikimeve që Rama bëri ndaj kreut të Bashkisë së Mallakastrës për të larguar vëmendjen nga skandali i trafikut të drogës nga Habilajt dhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
Dy komisionerët e PS, Denar Biba dhe Bledar Skënderi, kërkuan dorëheqjen e mandatit pasi, sipas tyre Kapllanaj rezultonte i dënuar në Itali për vjedhje. Përfaqësuesit e PD dhe LSI u shprehën gjatë mbledhjes së KQZ se, për këtë çështje ishte diskutuar dhe vendosur në 2016 që mandati nuk duhet t’i hiqej. Në fakt për këtë vendim ishte shprehur edhe Prokuroria, e cila ka deklaruar se kjo vepër nuk e privon kryebashkiakun Kapllanaj për të ushtruar detyrën.
Përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso, u shpreh se, PS me këtë veprim kërkon të heqë vëmendjen nga droga, nga Habilajt dhe nga Saimir Tahiri. “PS ka një hall të madh, do të heqë vëmendjen nga droga, nga Habilajt, nga Saimir Tahiri ka një hall të madh, do të heqë vëmendjen nga droga, nga Habilajt, nga Sajmir Tahiri dhe të gjitha çështjet që i kanë dalë. Presioni i paprecedentë që i është bërë KQZ-së, është ndeshur edhe në dy raste të tjera, kur PS ka pasur një hall të madh. E ka pasur këtë hall të madh edhe në 2007 me Elbasanin dhe në 2011, kur humbi mandatin në Tiranë. Prokuroria në rastin e Mallakastrës nuk ka zbuluar asgjë. Dënimin në vitin 2004, ai e ka deklaruar vetë”, u shpreh Ivi Kaso.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas debateve që vazhduan për rreth 2 orë e gjysëm, rrëzoi katër me tre kërkesën për heqjen e mandatit të kreut të Bashkisë Mallakastër, Agron Kapllanaj. Vendimi erdhi pas një diskutimi të gjatë e të nxitur procedurialisht.

Artikulli paraprakJahti 600 mijë euro i Saimir Tahirit
Artikulli tjetërPse Minniti u takua me Bashën?