Dështimi i tenderave, 493 proceduara të anuluara në vitin 2016

Rreth 10% e tenderave të organizuar nga Agjencia e Prokurimeve Publike kanë dështuar në vitin 2016. Sipas treguesve zyrtare të kësaj Agjencie, rezulton se nga 5,109 procedurat e shpallura për t’u zhvilluar në sistemin e prokurimit elektronik, vitin e shkuar 493 prej tyre janë anuluar. Ka dy arsye kryesore anulimi: arsye teknike; dhe arsye ligjore. Ndër arsyet teknike përmendim kryesisht gabimet në plotësimin/kryerjen e hapave në sistemin e prokurimit elektronik. Ndër arsyet ligjore që çojnë në anulimin e procedurave përmendim vendimet e anulimit nga Komisioni i Prokurimit Publik, mungesë konkurrence gjatë zhvillimit të procedurave, anulimeve për shkak të mbylljes së vitit buxhetor, etj.
Një rast tjetër që vlen të përmendet në funksion të kësaj analize është dhe rasti kur shpallet një procedurë me lote dhe anulohen një ose disa lote të saj. Në këtë rast, numri i procedurës së shpallur është vetëm një, ndërkohë që për këtë procedurë të shpallur do të numërohen si procedura të anuluara çdo lot i mëvetshëm, nëse është rasti.
Numri i procedurave të anuluara gjatë vitit 2016 është më i ulët se numri i procedurave të anuluara gjatë vitit 2015, kur numri i tenderave të dështuara ishte 657.

Artikulli paraprakBankat, 45.6 milionë euro fitim për 6 muaj
Artikulli tjetërBERZH, 73% e shqiptarëve: Ekonomia është përkeqësur