Dëshironi të dobësoheni? Ja çfarë duhet të konsumoni në mëngjes

Donald Layman, profesor nutricionist në Universitetin e Illinois-it, rekomandon konsumimin e të paktën 30 gramëve proteina çdo mëngjes para se të dalësh nga shtëpia. Po kështu, edhe Tim Ferriss, në librin e tij ‘The 4-Hour Body’, gjithashtu rekomandon 30 gramë proteina 30 minuta pasi je zgjuar. Sipas Tim, babai i tij humbi 8 kg në një muaj me këtë lloj ‘diete’.
Ushqimet e pasura me proteina të mbajnë të ngopur më shumë se të gjitha llojet e tjera të ushqimeve, sepse qëndrojnë për një kohë më të gjatë në stomak. Gjithashtu, proteinat mbajnë nivelet e sheqerit në gjak të qëndrueshme, gjë që parandalon urinë.
Të ushqehesh me proteina, së pari ul dëshirën për karbohidrate, përmes të cilave merr më shumë yndyrë. Tim rekomandon marrjen e proteinave të përshtatshme në mëngjes:
Ha të paktën 40% të kalorive duke u ushqyer me proteina.
Bëj dy ose tre vezë të plota (çdo vezë ka rreth 6 g proteina)
Nëse nuk të pëlqejnë vezët, përdor si proshutë pule ose derri organike, sallam ose gjizë.
Shoqëroje gjithmonë marrjen e proteinave me ujë. Për njerëzit që nuk konsumojnë qumështin, mishin dhe vezët, ka proteina bimore. Bishtajore, zarzavate, arra dhe fara, të gjitha janë të pasura me proteina.

eggs

Artikulli paraprakFotot e 613 kg kokainës të fshehur mes bananeve në kamionin e ardhur nga Kolumbia
Artikulli tjetërJuve ultimatum 7-ditor Emre Can