Deschamps vendos për rikthimin e Benzema

Në Francë vijon të krijojë polemika çështja e Karim Benzema, që me sa duket e ka përfunduar “dënimin” për përfshirjen në çështjen e shantazhit ndaj Valbuena dhe do të mund të grumbullohet sërish me Les Bleus. Presidenti i federatës Franceze, Noel Le Graet, siguron se për momentin sulmuesi i Realit të Madridit gëzon sërish statusin e një lojtari që mund të grumbullohet me kombëtaren, kur Deschampos ta gjykojë të arsyeshme.
“Sot për sot, Benzema është një lojtar që mund të përzgjidhet me kombëtaren. Mua nuk më pëlqen t’i dënoj njerëzit përgjithmonë. Çështja gjyqësore vazhdon, dhe mendoj se është duke vonuar, por drejtësia kështu e ka. Lojtari nuk ka qenë kurrë një problem për Kombëtaren. Didier Deschamps e ka mbrojtur gjithmonë, edhe kur nuk ka patur rezultate të mira”, tha ai.
Ndërkohë Presidenti i federatës Franceze foli dhe për Thiery Henry. Kryegolashënuesi absolut në historinë e kombëtares franceze, u caktua si bashkëpunëtor i Roberto Martinez në stafin drejtues të Belgjikës në gusht, por sipas Lë Graet, Henry nuk do të ishte i përshtatshëm për të kryer një detyrë të ngjashme në stafin e Francës. “Më duhet të pranoj se nuk kam kontakte të shpeshta me Henry, por skuadra kombëtare nuk është se ka ndonjë gjë për t’i ofruar atij”, tha presidenti.
Ndërkohë, Fabio Capello është një nga ata që nuk ja përton askujt, madje as Realit apo Cristiano Ronaldos. Duke folur para përballjes së Italisë me Spanjën, ish-trajneri i Los Blancos drejton gishtin për të gjetur problemin që po vuan skuadra e Zinedine Zidane, pa kursyer madje as Barcelonën.
“Problemi i Realit në këtë moment është Cristiano Ronaldo. Nuk është mirë fizikisht dhe bëhet fjalë për lojtarin më të mirë që ata kanë. Flitet shumë për kanterën apo akademitë e Barcelonës, por unë ngre një pyetje: Sa futbollistë të akademisë së tyre janë në gjendje që të luajnë dhe me skuadrën e parë?”, u shpreh Kapelo.
Capello rrëfen më pas se ju ofrua mundësia për t’u rikthyer në drejtimin e Italisë, por ai refuzoi, ndërkohë që rrëfen edhe një prapaskenë interesante se përse u largua nga drejtimi i Anglisë. “Unë u ndava me ta, pasi Federata Angleze donte që t’i hiqja John Terryt shiritin e kapitenit, por unë gjithmonë kam thënë se kapitenin e zgjedh trajneri, pra unë, dhe jo drejtuesit e Federatës”, përfundoi Kapelo.

Artikulli paraprakS’ka krizë te Bayerni
Artikulli tjetërDy rrugët për rikthimin e zgjedhjeve