Dërgimi i rraketav me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë, Scholz nuk ndryshon qëndrim

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, sërish ka shprehur kundërshtimin e tij për dërgimin e raketave me rreze të gjatë veprimi, Taurus në Ukrainë.

Scholz është përballur me kritika të ashpra nga opozita konservatore dhe të tjerët për shkak të refuzimit të tij që t’i japë këto raketa që Kievi vazhdimisht po i kërkon.

Udhëheqësi gjerman sërish shprehu qëndrimin e tij për këtë çështje gjatë debatit të së mërkurës në Dhomën e Ulët të Parlamentit gjerman, në Bundestag, duke u thirrur në frikën se ofrimi i këtyre armëve të avancuara mund ta tërheqë Gjermaninë në një konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë.

“Maturia nuk është diçka që mund të klasifikohet si dobësi, siç e bëjnë disa, por është diçka që qytetarët e këtij shteti kanë të drejtë ta kenë”, tha socialdemokrati.

Ai sërish tha se furnizimi i forcave ukrainase me raketa Taurus do të kërkonte përfshirjen e ushtarëve gjermanë për të ndihmuar ata që të përdorin këto armë. Politikanët opozitarë dhe disa anëtarë të koalicionit trepartiakësh të Scholzit, kanë vënë në pikëpyetje këtë pretendim.

Gjatë debatit, Scholz argumentoi se Gjermania nuk duhet të dorëzojë kontrollin e raketave Taurus, të cilat në teori mund të godasin caqe thellë brenda territorit rus, përfshirë edhe Moskën.

Megjithatë, për të mbajtur kontrollin ndaj këtyre raketave lidhur me mënyrën se si Ukraina do t’i përdorte raketat, Scholz argumentoi se ushtarët gjermanë të stacionuar qoftë në Ukrainë apo Gjermani, do të duhej të përfshiheshin në kontrollin e caqeve që do të godisnin këto raketa.

Gjermania është shteti i dytë, pas Shteteve të Bashkuara, që ka ofruar ndihmën më të madhe për Ukrainën e cila po përballet me pushtimin e nisur nga Rusia në shkurt të vitit 2022./REL

Artikulli paraprakEdi Rama nuk kërkon vetëm nënshtrimin e shqiptarëve, por bindjen e tyre dhe pamundësinë për të zgjedhur
Artikulli tjetërUnioni Demokratik Euroatlantik Shqiptar Emergjencë Kombëtare!