Deputeti Shehaj publikon videon/ Rama kërcënon studentin: Hajde këtu hajde, ta tregoj unë ty!

Kryeministrin Edi Rama nuk e kanë mbajtur më nervat ditën e stomet gjatë një takimi me studentët e Universitet të Vlorës.
Ai ka kërcënuar një student i cili i thotë në sy se e ka mbushur sallën plotë me gjimnazistët për të rritur pjesëmarrjen, deklaratë kjo që e ka irrituar Edi Ramën.
Video ëhstë publikuar nga deputeti demokrat Agron Shehaj, i cili shkruan:
Edi Rama është nervozuar sot me një student vlonjat që e nxori bllof duke i thënë se salla është plot me gjimnazistë dhe jo studentë të universitetit.
Në vend të bëjë detyrën e kryeministrit për të zgjidhur kërkesat, Edi Rama i harxhon të gjitha energjitë për të mashtruar, manipuluar dhe përdorur të tjerët. Për klientët nuk heziton një çast para se të japë miliona në skema mashtrimi dhe vjedhjeje, për arsimin dhe studentët nuk lëshon asnjë qindarkë!
Nuk mund të ketë dialog me një kryeministër që të kap pas leckash ndaj detyra e të gjithëve është protesta!

Edi Rama është nervozuar sot me një student vlonjat që e nxorri bllof duke i thënë se salla është plot me gjimnazistë dhe jo studentë të universitetit.Në vend të bëjë detyrën e kryeministrit për të zgjidhur kërkesat, Edi Rama i harxhon të gjitha energjitë për të mashtruar, manipuluar dhe përdorur të tjerët. Për klientët nuk heziton një çast para se të japë miliona në skema mashtrimi dhe vjedhjeje, për arsimin dhe studentët nuk lëshon asnjë qindarkë!Nuk mund të ketë dialog me një kryeministër që të kap pas leckash ndaj detyra e të gjithëve është protesta!

Gepostet von Agron Shehaj am Mittwoch, 19. Dezember 2018

Artikulli paraprakIbrahimi në krye të KLP për të shpëtuar Ramën nga burgu prej SPAK
Artikulli tjetërPlas gallata ndaj Ramës/ Fotot e “Memeve” pa fund në internet