Deputeti i Ramës, 500 euro për votat në Tiranë

Partia Socialiste e ka shpallur qartë objektivin e saj në këto zgjedhje. Të sigurojë 71 mandate për të qeverisur e vetme.
Në kuadër të këtij objektivi, PS-ja po përdor çdo metodë për të arritur të qeverisë e vetme.
Kryeministrin Rama e shohim përditë herë në ndonjë oborr shtëpie, herë duke shtruar iftar apo live në Facebook ku kërkon vota nga farefisi i emigrantëve.
Kurse deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati ndryshe nga fushatat e kandidatëve të tjerë, ka zgjedhur një tjetër mënyrë “origjinale” për të mbledhur sa më shumë vota.
Bushati u ka dërguar disa qindra të rinjve një SMS ku kërkon pjesëmarrjen e tyre në një konkurs për të transformuar Njësinë nr. 8, ku në shkëmbim jepen 500 euro dhe bursa studimi.
“Hashtag.al” ka siguruar mesazhin e dërguar nga Bushati drejt të rinjve për të marrë pjesë në konkurs.
Konkursi mban emrin “Fito 500 euro dhe një bursë studimi”.
Kjo iniciativë e Bushatit vjen 4 javë para zgjedhjeve dhe të ftuarit në konkurs janë 18-vjeçarët, të cilët votojnë për herë të parë.

Artikulli paraprakAvokati i Popullit: Të merren masat, administrata, jo në fushatë
Artikulli tjetërPE, delegacion për vëzhgimin e zgjedhjeve